Mënyra se si blihet online, shërbimet që ofrohen për Shqipërinë

0
358

blerjetArsyeja kryesore pse është mirë të blesh online është kursimi! Në faqet e internetit gjërat janë me bollëk dhe çmimet janë tepër të lira. “Paypal” është një mënyrë shume ë sigurt për blerjen online, sepse gjatë blerjes ti nuk ekspozon numrat e kartës së kreditit por të duhet vetëm adresa e e-mail-it tënd

 

Një ndër mënyrat më të njohura për të blerë online është me anë të një karte krediti, kjo mënyrë është shumë e lehtë, por faqet që ofrojnë shitje të artikujve dhe postim të tyre për në Shqipëri janë të kufizuara. Një nga anët negative të kësaj mënyre është se ekziston mundësia që të vidhet numrin e kartës së kreditit gjatë blerjes për shkak të infektimit të kompjuterit tuaj nga viruset. Një tjetër mënyrë dhe aktualisht më e përhapur e blerjeve online nga Shqipëria është nëpërmjet faqes “ebay.com”. Arsyeja kryesore pse është mirë të blesh online është kursimi! Në faqet e internetit gjërat janë me bollëk, dhe çmimet janë tepër të lira.
Çfarë është “ebay”? “ebay” është një faqe ku të gjithë kanë mundësinë të blejnë e të shesin gjithçka që ju vjen nëpër mend nga pullat e postës deri tek makinat. Kjo faqe nuk është prone e një firme të vetme, ajo është e ndërtuar nga përdoruesit e saj.

 

Blerjet

Një blerje online quhet direkte nëse të gjitha fazat e transaksionit zhvillohen online, që do të thotë që si porosia, pagesa dhe dorëzimi bëhen në mënyrë elektronike. Përfshihen në këtë kategori të gjitha të mirat dixhitale, (të tilla si disqe, software, këngë apo filma në format dixhital) dhe të gjitha shërbimet të cilat funksionojnë nëpërmjet internetit (shërbime biletash, bastesh, lojërash online, bankare), të cilat mund të transmetohen përmes rrjetit. Një blerje online quhet indirekte në qoftë se faza paraprake e porosisë dhe pagesës bëhet online, por mallrat dorëzohen fizikisht te blerësi. Këtu bëhet fjalë për mallrat tradicionale (si kompjutera, celularë, pajisje, libra etj.), blerja e të cilave bëhet në mënyrë elektronike për të zgjeruar hartën e shitjes dhe për të rritur numrin e shitjeve.

Çfarë nevojitet për të blerë në “ebay”?
Një nga mënyrat më të përdorura në “ebay” për të paguar produktet që ti dëshiron të blesh është “paypal”. “Paypal” është një mënyrë shume e sigurt për blerjen online, sepse gjatë blerjes ti nuk ekspozon numrat e kartës së kreditit por të duhet vetëm adresa e email-it tënd dhe password-i i llogarisë së “paypal”. “Paypal” gjithashtu shërben për dërgesa dhe marrje parash në mënyrë të menjëhershme thjesht duke ditur adresën e mikut ose familjes tende. Dhe përsëri në këtë pikë ndikon negativisht faktori i të jetuarit në Shqipëri sepse “paypal” nuk ofron marrjen e parave për Shqipërinë, por vetëm dërgimin e tyre. Pra ju nuk mund të shisni produkte në “ebay”, sepse nuk keni mundësi të marrjes ese parave nëpërmjet “paypal”, por vetëm të blini produkte ose mund të shisni me anë të transfertave bankare gjë që është një proces shumë i gjatë dhe shumica e të huajve nuk e përdorin si mënyrë pagese në “ebay”.

Çfarë nevojitet për të hapur një llogari në “Paypal.com”
Për të hapur një llogari në “paypal” të duhet një karte krediti të cilën mund ta marrësh në çdo bankë duke depozituar 500 euro në llogarinë tënde ose mund ta marrësh pa depozituar asgjë thjesht duke krijuar besim tek analistët e kredisë me anë të rrogës tuaj pra duke e marrë kartën si tip minikredie. Për çdo blerje që bëni në internet me anë të “paypal” paratë tërhiqen nga karta juaj e kreditit dhe ju duhet ta paguani shumën e harxhuar çdo datë 15 të muajit pasardhës. Banka ka komisione për çdo blerje që ju bëni por ato janë shumë të vogla kurse “paypal” nuk ka asnjë komision në rastet kur ju e përdorni këtë shërbim për të blerë ose për të dërguar para.

 

 

 

Pension për personat që gëzojnë tituj shkencorë

 

Të gjithë personat që gëzojnë një titull shkencor, kanë të drejtën e përfitimit të një pensioni të veçantë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore përcakton se kush plotëson kushtet, përfiton një pension të veçantë në momentin që del në pension.

Përfituesit:
– Sipas këtij ligji, përfitojnë pensione suplementare shtetërore, si të ardhura shtesë mbi përfitimet që jepen sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, i ndryshuar, personat të cilët:
– Deri në hyrjen në fuqi të ligjit të kenë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Profesor i asociuar” (“Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”), sipas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës;
– Pas hyrjes në fuqi të ligjit, të kenë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Profesor i asociuar” (“Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”), sipas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe të kenë derdhur kontribut suplementar, duke qenë në marrëdhënie pune me universitetet, shkollat e larta, Qendrën e Studimeve Albanologjike, Akademinë e Shkencave dhe me të gjitha institucionet e tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë.
3. Kontributet suplementare paguhen në fondin e sigurimit suplementar shtetëror. Masa e tyre është:
– 3,5% e pagës bruto mujore, për të punësuarit në institucione publike;
– 7% e pagës bruto mujore, për të punësuarit në institucione jopublike.

Lloji i përfitimit:
– Pension suplementar pleqërie.
Kushtet dhe masa e përfitimit:
– Personat që përfshihen në grupin e parë dhe të dytë të pikave 5 dhe 6, të nenit 2, të kenë plotësuar kriteret për marrjen e pensionit të pleqërisë, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar;
– Masa e pensionit suplementar është 1,3% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Profesor” dhe 1,1% e pagës referuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency