Gati lista e kandidatëve që do të japin intervistë për punësim në Itali

0
136

punesimiIntervista do të kryhet nga përzgjedhësit e enteve të autorizuara mbi bazën e tabelave të paracaktuara të vlerësimit që do të vërtetojnë deklarimet e bëra gjatë regjistrimit të kandidaturës dhe aftësitë teknike të kandidatit

 

Ministria e Punës ka gati listën e dytë të kandidatëve që duhen paraqitur për intervistë për një vend pune në Itali. Në total, ishin 200 vende të lira të vendosura nga entet italiane. Kërkesa për një vend pune pritet të jetë e lartë, duke parë që numri i italishtfolësve në vendin tonë është gjithmonë në rritje. Faza e parë e përzgjedhjes do të kryhet mbi bazën e kandidaturave të paraqitura që do të vlerësohen nga ana e Ministrisë shqiptare të Punës, si edhe nga enti i autorizuar, në bazë të kritereve objektive sikurse janë: Niveli i arsimit, përvoja pune të mëparshme në sektor, niveli i njohjes së gjuhës italiane, përvoja pune të mundshme në Itali dhe/ose jashtë shtetit, një vërtetim i mundshëm i pjesëmarrjes në kurse formimi profesional në sektor. Ata që do të rezultojnë të përshtatshëm, do të duhet që të paraqiten në një intervistë tekniko-motivuese me entin e autorizuar. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen në rrugë telefonike në numrin e telefonit që do të depozitojnë në momentin e regjistrimit. Gjithashtu, lista e kandidatëve që do të përzgjidhen dhe do të ftohen në intervistën tekniko-motivuese do të publikohet në faqen e internetit të MPÇSSHB, si edhe do të afishohet pranë të gjithë Sporteleve të Migracionit nga data 9 prill 2013, së bashku me kalendarin e intervistave. Ftohen kandidatët të jenë të kontaktueshëm në telefon gjatë ditëve që pasojnë mbylljen e regjistrimeve dhe të kontrollojnë listën në faqen e internetit të MPÇSSHB ose pranë Sportelit të Migracionit më të afërt. Pamundësia për t’u kontaktuar në telefon nuk jep të drejtën e ankimimit, komunikimi zyrtar përfaqësohet nga lista dhe kalendari i publikuar.
Lista do të përmbajë emrin e personit të përzgjedhur për intervistë, numrin e regjistrimit të kandidaturës, vendin, ditën dhe orën kur duhet të paraqitet për intervistë.

Intervista tekniko-motivuese

Intervista do të kryhet nga përzgjedhësit e enteve të autorizuara mbi bazën e tabelave të paracaktuara të vlerësimit që do të vërtetojnë deklarimet e bëra gjatë regjistrimit të kandidaturës dhe aftësitë teknike të kandidatit. Atyre personave që do të thirren për të bërë intervistën tekniko-motivuese, u këshillohet që t’u paraqesin përzgjedhësve çfarëdolloj dokumenti të dobishëm për të vërtetuar përvojat e punës dhe kualifikimet që kanë deklaruar në kandidaturë. Kjo fazë e dytë e përzgjedhjes për intervistën do të përfundojë brenda fundit të muajit prill 2013. Kandidatët që do ta kalojnë fazën përzgjedhëse të intervistës tekniko-motivuese, do të marrin pjesë në kurset e formimit të miratuara nga Ministria italiane e Punës dhe të realizuara në kuadër të projektit të zbatuar nga enti i autorizuar. Për përmbajtjen dhe mënyrat e pjesëmarrjes në kurset e formimit shikoni pikat 7 dhe 8 të këtij njoftimi. Me përfundimin e kursit të formimit pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen një provimi përfundimtar, i cili ka si objektiv verifikimin e aftësive dhe nivelin e njohjen e gjuhës italiane që kanë arritur. Kandidatët që do të kalojnë provimin do të regjistrohen në listat e preferencës me qëllim punësimin e mundshëm në Itali. Për këtë qëllim profilet e kandidatëve do të vihen në dispozicion të ndërmarrjeve italiane të interesuara.
Pjesëmarrësve në kurse do t’u bëhen të ditura procedurat dhe dokumentacioni i nevojshëm për marrjen e vizës për hyrjen në Itali për arsye punësimi.

Përmbajtja e kurseve të formimit
Personat e përzgjedhur për formimin do të duhet të ndjekin detyrimisht kurset në vijim:

Njohja e gjuhës italiane dhe elementë të edukimit qytetar
Kursi do të jetë i ndërtuar në module që bëjnë të mundur marrjen e aftësive gjuhësore-komunikuese për t’u orientuar në ambientin e punës, atë privat dhe me strukturat publike.
Në përfundim të kursit pjesëmarrësit do të kryejnë një provim për të verifikuar nivelin A2 të njohjes së gjuhës italiane sipas kuadrit evropian QCER.

Kurs mbi sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës
Kursi parashikon module mbi legjislacionin e përgjithshëm dhe specifik lidhur me parandalimin e dëmtimit dhe higjienën në punë, module mbi rreziqet për shëndetin, mbrojtjen dhe parandalimin që zbatohet në ndërmarrjet italiane, procedurat e ndihmës së shpejtë, kundër zjarrit dhe evakuimin e punëtorëve.

Në përfundim të kurseve të formimit të përshkruara më lart, pjesëmarrësit që do të kenë ndjekur të paktën 80% të orëve të formimit dhe do të kenë kaluar provimin e verifikimit të njohjes së gjuhës italiane do të marrin një vërtetim. Të gjithë atyre që do të marrin vërtetimin do t’u njihet e drejta e preferencës parashikuar në Nenin 23 të Tekstit Unik italian për Imigracionin dhe, si rrjedhojë, mundësia për të marrë vizën për motive punësimi nëse një punëdhënës në Itali është i gatshëm t’i punësojë.

Zhvillimi i kurseve
Kurset e formimit që janë përshkruar më sipër, do të zhvillohen në periudhën ndërmjet Prillit 2013 dhe Gushtit 2013. Bëhet fjalë për kurse intensive prej 6 – 8 orësh në ditë për 4 – 5 ditë në javë, për një total prej 140 orësh, që do të zhvillohen kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, me kusht që të arrihet krijimi i klasës prej 20 personash. Shpërndarja e pjesëmarrësve nëpër klasa është e drejtë e patjetërsueshme e enteve. Është e detyrueshme pjesëmarrja në të paktën 80% të orëve të përgjithshme të kurseve dhe në veprimtaritë e ndërmjetme të kontrollit, në të kundërt kandidati përjashtohet nga përzgjedhja përfundimtare. Kandidatura dhe pjesëmarrja në procedurat e përzgjedhjes dhe në kurset e formimit është falas. Për kursantët me qëndrim në lokalitete të ndryshme nga vendi ku do të zhvillohen aktivitetet e formimit është parashikuar një rimbursim i kostove që lidhen me transportin nga/për në vendbanimin e kandidatit, qëndrimin dhe ndoshta strehimin gjatë kurseve, sipas modaliteteve që do të përcaktohen nga entet. Këto kosto mbulohen ekskluzivisht nga enti i autorizuar për formimin.

 

 

 

Sektorët e punësimit

Hoteleri-Turizëm

Punonjës metalesh dhe mekanikë

Fizioterapi dhe Teknikë ortopedike

Pastrim dhe mirëmbajtje e thjeshtë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency