…nuk ka siguri për t’u sqaruar me të vërtetën!

0
152

artaniArtan Shabani, piktor, por dhe ideator dhe kurator i Promenade Gallery në Vlorë, prej vitesh tashmë aktivitetin e tij artistik e zhvillon mes Shqipërisë dhe Italisë. Në një kohë kur Shqipëria nuk do të ketë një pavijon të vetin në Bienalen e Venecias, Artan Shabani bëri të munduar që punët e gjashtë artistëve tanë të ishin pjesë e panairit “Flash Art Event 2013” që u zhvillua në Milano. Në intervistën e mëposhtme, piktori na flet për përballjet e artistëve shqiptarë me artin bashkëkohor sot në botë, por dhe faktin që arti është pasqyrim i krizës ekonomike.

 

Në një intervistë të bërë së bashku kohë më parë, më patët thënë se një nga planet tuaja të afërta ishte pjesëmarrja në panairin “Flash Art” në Milano. Pothuaj një muaj me parë e realizuar këtë ‘mision”. Ç’do të thotë kjo për ju?

 

“Flash Art Event 2013” ishte një ide e Giancarlo Politit dhe e stafit të kuratorëve që punojnë prej vitesh me edicionin “Flash Art International”. Prezantimi në “Flash Art Event” kupton një rezultat pozitiv për galerinë dhe veçanërisht për artistët që promovohen nga galeria gjatë këtyre viteve. Ishte shumë e rëndësishme edhe për faktin që në “Flash Art Event” morën pjesë galeri të nivelit profesional të cilat prezantohen sot në Itali dhe në vende të tjera, mund t’ju përmend; Gian Enzo Sperone, (Neë York), Christian Stein,(MI) Massimo De Carlo,(Milano Londër)  Galeria Massimo Minini, (BS) Galleria Manzoni, (MI) Galeria Continua (San Gimignano, Kinë dhe Francë), përveç galerive morën pjesë  dhe  studentët e Akademisë  ”NABA”  që prezantuan një projekt të kuruar nga Marcello Maloberti, Igor Muroni e Arianna Rosica.

 

Ndërkohë që në Shqipëri konkurset janë kthyer në kombëtare (si “Onufri’), dhe Bienalja nuk realizohet prej disa vitesh, të vetmet përballje me artin sot janë pjesëmarrjet jashtë. Çfarë i ndodh një artisti nëse nuk përballet me artin ndërkombëtar sot? Gënjen veten???

 

Sot e vërteta është që shumë artistë ndihen të gënjyer apo të zhgënjyer, por kjo nuk vlen vetëm për artistët, por vlen në tërësi për një shoqëri e cila ende nuk ka të qartë referencat e orientimit dhe të vizionit. Sot me informacionin ekonomik dhe me sistemin financiar askush nuk ka sigurinë për të qenë i sqaruar me të vërtetën apo me projektet e punës pra gjithçka duket provizore dhe kjo në vetvete provokon një zhgënjim. Në Shqipëri shpesh mungojnë fondet për konkurse specifike dhe për më tepër evente si bienale apo festivale Arti, edhe kur fondet dalin ndodh rëndomtë që abuzohet në mënyrë flagrante, thjesht duhet seriozitet dhe profesionalizëm. Ju kujtoj që në Europë janë shumë vende që ekonominë e tyre e kanë ngritur mbi kulturën, që thjesht do të thotë të shfrytëzosh risorset muzeale, arkeologjike, galeritë, dhe gjithçka që ka të bëjë me kulturën, vetëm në Berlin kemi mbi njëmijë galeri dhe mbi 100 muzeume, pra është një botë e tërë që shkon dhe shpenzon në Berlin. Kohët e fundit dhe Stambolli po bën investime të forta në kulturë, Varshava, Kluzhi, apo vende si Kaltaxhirone që jeton me qeramikën, Albisola po ashtu etj, etj

 

 

Artistët shqiptarë që morën pjesë prezantoheshin me gjini të ndryshme. Si erdhi përzgjedhja e tyre dhe si u pritën nga publiku atje?

 

Surpriza më e madhe në “Flash Art Event” nuk ishte mediumi që artistët prezantoheshin, risia ishte që në kontekstin e artit bashkëkohor dhe në galeritë më të mira si ato që u përmenda më lart, publiku shikonte për herë të parë një galeri që vinte nga Shqipëria.

 

A mund të jetë me piktura një art bashkëkohor dhe çfarë do të thotë për ju ky term pra ‘art bashkëkohor”?

 

E rëndësishme është që arti të promovojë ide bashkëkohore, tema që i përkasin aktualitetit.  Një pikturë e 700′ vështirë ta paraqesë një gjë të tillë, nuk është bërë në kontekst bashkëkohor.  Arti bashkëkohor zgjon apo shkund koshienca…. Shqipëria këtë vit nuk  ka një pavijon të sajin në Bienalen e Venecias, ndërkohë që artistë të ndryshëm shqiptarë si Anri Sala ( që ka ekspozuar dhe në “Promenade”), Sislej Xhafa etj, prezantojnë pavijone të vendeve të tjera.

 

Si ju duket ky fakt?

Anri Sala prezanton zyrtarisht Francën në Bienale të Venecias. I uroj sukses dhe padyshim që e meriton. Sala është artist i njohur në të gjithë botën. Kjo vjen nga puna e tij serioze dhe sigurisht edhe nga talenti i tij. Po ashtu i uroj suksese artistit me origjinë kosovare Xhafa, i cili prezantohet në pavijonin e Italisë. Pra është vlerësim që vende të ndryshme kanë për artistët në fjalë. Emra si Sala, Paci, Xhafa, Zeneli, Gjergji, Hila, Rubiku janë të njohur nga shumë galeri dhe kuratorë ndërkombëtare, por kemi dhe kuratorë të vlerësuar si Muka, Tepelena, Zguro, Pira, Demetja, Shehu, të cilët kanë punuar në mënyrë serioze dhe vazhdojnë me intensitet të jenë prezent në sistemin e artit.

 

“Promenade” do vazhdojë me projekte te rëndësishme, apo keni filluar ta ndjeni dhe ju të ashtuquajturën krizë?

 

Të flasësh për krizën automatikisht njerëzit mendojnë aspektin ekonomik. Instinkti i mendimit aty të çon dhe vjen në mënyrë automatike, por ky fenomen kërkon reflektim dhe një analizë të kthjellët për ta kuptuar si proces dhe si lind apo si menaxhohet, nuk është e rastësishme që krizat krijohen dhe më vonë superohen, ka gjithmonë një apo shumë arsye. Krizën e shoh kryesisht si fenomen moral, kulturor dhe pastaj ekonomik. Të gjitha këto influencojnë në çdo profesion ose në një pjesë të shumtë të shoqërisë. Edhe me galeritë e artit ndihet e njëjta gjë. Tkurrja e ekonomisë manifestohet edhe me mos blerjen e artit, por njëkohësisht kemi dhe fenomenin ”paradoksal” që arti i shtrenjtë ose investimi i sigurt është në kulmet e saj. Kjo vihet re me ankandet e Sotherby, Christis, etj. Flasim për piktura me vlera disa milionash dollarë për një vepër, kuptohet flasim për vepra të autorëve që janë pjesë e historisë së Artit, për fat të keq ende nuk kemi artistë shqiptar që të jetë në këto nivele, ndërsa vendet e Lindjes si Rumania, Çekia, Rusia i kanë ngritur artistët e tyre dhe i blejnë sistematikisht. Kohët e fundit miliarderi Roman Abramovitch bleu të gjitha punët e artistit konceptualist me origjinë ukrainasë Ilya Kabakov për 60 milion dollarë.

 

Shqipëria do vazhdojë të mbetet vetëm për vizita, ndërsa Italia vendi ku banoni më së shumti?

 

Në Shqipëri jam shpesh prezent dhe jo vetëm me vizita. Në përgjithësi jam me artistë të ndryshëm që i ftoj për aktivitete në Vlorë apo dhe në zona të tjera. Prezenca në Shqipëri është shtuar më tepër në vitet e fundit dhe më vjen mirë që shumë nga të njohurit e mi janë kthyer mbas viteve të tëra që kanë qenë të larguar e më tepër te malluar. Problemi i kthimit te njerëzve është lidhur ngushtë me ekonominë, sigurinë dhe drejtimin që vendi i servir qytetarëve.

Intervistoi: Monda Shima

 

Artistët pjesëmarrës në Flash Art Event në Milano:

Artan Shabani

Ardian Isufi

Alkan Nallbani

Dritan Hyska

Enkelejd Zonja

Marco Fantini

 

 Sislej Xhafa, në enciklopedinë botërore të artit

Artisti kosovar, Sislej Xhafa, është bërë pjesë e enciklopedisë së artit që është botuar së voni nga kritiku i artit Achille Bonito Oliva, ku Ëarhol, Abramoviq, Borges e Nannuçi janë vetëm disa prej artistëve botërorë të përfshirë në këtë botim. “Encyclopedia of the Ëord – Artist Dialogues. 1968-2008” (Enciklopedia e Fjalës – Dialogët e artistëve) është titulli i botimit që bën bashkë artistët më të njohur të botës. Xhafa i cili së fundi është zgjedhur të prezantojë Italinë në Bienalen e Venecias që do të mbahet në fund të muajit maj, është bërë pjesë e kësaj enciklopedie për “vënien e pyetjeve me art”. Achille Bonito Olivia është profesor i historisë së artit bashkëkohor në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin “La Sapienca” në Romë, dhe ai qysh në fillim të intervistës së realizuar në vitin 2006, e prezanton Xhafën si një artist që vjen nga Ballkani.

“Jemi me Sislej Xhafën, një artist ballkanas nga Kosova, një shqiptar me jetë kosmopolitane ndërmjet Neë York dhe tash nga pak edhe në Itali”, shkruan në hyrje të intervistës.  Xhafa në këtë intervistë gjithashtu ka folur edhe për shumë çështje të tjera si për rolin e artistit në një shoqëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency