Serbia merr mbështetje nga Rusia për tensionet me Kosovën, Vulin takon Lavrov dhe zyrtarë të ushtrisë

0
198

Serbia merr mbështetje nga Rusia për ruajtjen e integritetit të saj të pretenduar territorial dhe për tensionet me Kosovën. Ministri i brendshëm, Aleksandër Vulin, zhvilloi një vizitë me takime të rëndësishme në Moskë, duke anashkaluar kërkesat e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vlerësuar vëllazërinë shekullore me atë që e konsideron “shtet mëmë”.

Fillimisht atë e prit ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili i garantoi se vendi i tij do të vazhdojë të mos njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ministri Vulin vuri në dukje se Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vucic, nuk e harron vëllazërinë shekullore dhe se Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk vendosi sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk u bë pjesë e histerisë anti-ruse”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë pas bisedës me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

Gjithashtu shprehet keqardhje që Lavrovit iu pengua vizita në Beograd në muajin qershor. Vulin theksoi se Serbia nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin, i cili, me ftesë të presidentit Vucic, pengoi miratimin e një rezolute britanike në Kombet e Bashkuara në vitin 2015, sipas së cilës serbët do të shpalleshin komb gjenocidal.

Gjatë qëndrimit në Moskë, ministri serb u takua dhe me zyrtarë të lartë të ushtrisë ruse, përfshirë zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Aleksandar Fomin, duke konfirmuar bashkëpunimin në nivel të lartë mes dyja vendeve në fushën e sigurisë.

Gjithashtu zhvilloi biseda edhe me zyrtarë të kompanive shtetërore që prodhojnë armë dhe pajisje të tjera që përdoren nga ushtria dhe policia e Serbisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here