Jo vetë Nolan, Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata i kanë vendosur dy emra djali

0
281

Dojna Mema dhe Vlashent Sata i kanë vendosur dy emra djalit të tyre. Ditën e djeshme moderatorja zbuloi se ka sjellë në jetë djalin e saj.

Ajo postoi në rrjetet sociale një video duke mbajtur në krahë vogëlushin e saj, duke shkruar: “Mirë se erdhe në botën tonë Nolan Sata!”

Mirëpo, sot ka zbuluar se i biri nuk quhet thjesht Nolan. Duke ripostuar videon në Instastory, moderatorja shkruan: “Nolan Sol Sara”.

Nolan do të thotë kampion ose dikush me gjak fisnik. Kurse Sol, një emër neutral nga gjinia, është me origjinë hebraike. Dy kuptimet e tij, “lutje për” ose “paqe”, do t’i tregojnë fëmijës se ata janë një bekim në jetë dhe se e bëjnë botën një vend më të mirë. Është një drejtshkrim alternativ i Saulit, i cili ishte mbreti i parë i Izraelit në Biblën hebraike dhe në Dhiatën e Vjetër të Krishterë. Megjithatë, nuk dimë të themi nëse Dojna dhe Vlashenti janë frymëzuar nga këto kuptime kur i vendosën të birit këtë emër.

Image

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here