Parashikimet e ndeshjeve

0
170

bastewtVolfsburg-Bajern Mynih                 Gol/3+                        2.2

Mainc-Shalke                                   2                      3.1

Roma-Juventus                               X                     3.2

Mançester Siti-Lids                          4+                    2.2

Fiorentina-Inter                                1                      2.2

Xhenova-Udineze                           1                      2.6

Malaga-Bilbao                                  2                      4.2

 

Volfsburg-Bajern

Bajerni do të ketë një ndeshje të lehtë në letër këtë fundjavë, por gjithë vëmendja do të jetë te ndeshja në Ligën e Kampionëve, ku i pret Arsenali. 7 gola të pësuar në kampionat kanë treguar që bavarezët janë shumë të fortë këtë sezon, por kjo s’do të thotë që në ndeshjen ndaj Volfsburgut të ketë tolerim. Ndeshja në Champions do të bëjë që të dyja ekipet të luajnë hapur dhe pritet të shënohen shumë gola. Në ndeshjen e fundit nda Shalkes bavarezët treguan shumë grintë de fituan një ndeshje me rezultatin e pastër 4 me 0. Volfsburgu është një ndër ekipet që gjithmonë i ka prishur punë Bajernit dhe këtë gjë pritet ta bëjë dhe gjatë kësaj fundjave. Koefiçenti për ë shënuar të dy ekipet gol është 1.9, ndërsa edhe për 3+ është 2.2.

Mainc-Shalke

Nga një pretendente për kampionat, Shalke ka rënë shumë poshtë, madje është harruar hera e fundit që ata kanë fituar në kampionat. Kjo gjë pritet të përfundojë këtë javë ku i pret Mainci, një ekip pa pretendime dhe që luan lojë të pastër. Etja e Shalkes për fitore pritet të sjellë një trepikësh duke rregulluar dhe në një farë mënyrë pozitën në kampionat.

Roma-Juventus

Do të jetë një derbi ai midis Romës dhe Juventusit këtë të shtunë. Nuk është Zemani për të ndezur sfidën, por është Roma, e cila nuk do të kërkojë të humbasë përsëri përballë juventinëve ashtu si në fazën e parë. Pritet një përballje e ekuilibruar, mes të dy ekipeve, ku Juventusi vjen pas ndeshjes shumë të lodhshme në Ligën e Kampionëve ndaj Sëlltikut. Pritet që ndeshje të jetë më shumë në favor të Romës, duke ditur që luhet në fushën e kësaj të fundit, por gjithsesi Juventusi nuk është një ekip që rrihet lehtë dhe do të mund të marrë të paktën një pikë në “Olimpiko”.

Mançester Siti-Lids

Lids e bërë surprizën, duke rrahur Totenhemin, por kjo s’do të thotë që të rrahë dhe Sitin. Në ndeshjen e fundjavës skuadra e Mançinit do të kërkojë të shfryjë gjithë inatin për humbjet e pësuara së fundmi në kampionat. Pritet të jetë një ndeshje me gola dhe plot emocione, ku në fund gjithsesi do të triumfojë Siti, madje me disa gola para.

Fiorentina-Inter

Për Interin nuk kanë të sosur telashet. Pas humbjeve në kampionat dhe pas ndeshjes të lodhshme në Europa League pritet të ketë një tjetër sfidë të vështirë, tashmë ndaj Fiorentinës. Duket se skuadra e Stramaçonit nuk po gjen balancat dhe pritet të pësojë një humbje në Firence, aty ku të gjitha ekipet e mëdha nuk kanë mundur të fitojnë dot. Për Fiorentinën nuk do të ketë mungesa, ndërsa për Interin është rikthyer Milito, i cili është lojtari që i nxjerr gjithmonë nga telashet, gjithsesi përsëri nuk pritet të mjaftojë.

Xhenova-Udineze

Xhenova nuk po del dot nga kriza, madje as nga zona e ftohtë që e çon në Serinë B. Kjo, siç duket, do të jetë ndeshja që përcakton edhe fatet e saj, pasi një dështim do të sillte kolaps në Xhenova. Fusha, por edhe motivimi pritet të jenë faktorë për një fitore bindëse ndaj Udinezes që është në pozita mjaft të qeta. Udineze nuk ka ndonjë synim për të pretenduar Evropën dhe në zonën e rrezikshme nuk është, kështu që pritet të ketë tolerim në sfidën e së dielës.

Malaga-Bilbao  

Koefiçenti mjaft i lartë për një ekip që synon Evropën, siç është Bilbao, dhe për një tjetër ekip si Malaga, e cila do të luajë në Champions dhe për më tepër nuk i duhet vendi për në kupat e Evropës, pasi është e përjashtuar. Skuadra e Bielsës pritet të fitojë këtë të shtunë, madje pritet të shënohen dhe shumë gola.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency