Papa Benedikti trondit botën! Arsyet e dorëheqjes: Plakja, kriza e Kishës apo akuzat për shpërdorim financiar?!

0
139

Pope Benedict XVI waves at the end of a Vespri mass at the Basilica of Saint Paul Outside The Walls in Rome

Deklarata e Papës ishte në përkim të plotë me atë që pati deklaruar edhe në librin-intervistë “Drita e botës”, të Peter Seewald, në të cilin u hamendësua mundësia e dorëheqjes. Papa i hekurt, që nuk hoqi dorë nga doktrina nga skandalet që e ndoqën për abuzime financiare, që citohen si burime të fshehta, fjalimi që zemëroi myslimanët, deri te shenja e pajtimit kur Papa i Romës lutet në Xhaminë Blu të Stambollit

 

Papa Benedikti e tronditi botën, dje, duke thënë se ai nuk e kishte forcën mendore dhe fizike për të përballuar shërbesën e tij. Kjo e bën atë të parin Papë që jep dorëheqjen që prej mesjetës. Kështu nis njoftimin “Reuters” nga Vatikani. Ndërsa radio “Vatikani” e ka quajtur lajm historik, të papritur e të përvuajtur të Papës Benediktit XVI dhënë dje gjatë Koncistorit kardinalor publik mbajtur po dje, paradite në Vatikan, atë të dorëheqjes nga papnia, atë të dorëheqjes nga shërbimi ipeshkvnor në selinë e Pjetrit. “Pra në Koncistorin e sotëm për shpalljen e shenjtorëve të rinj, Papa Benedikti XVI bëri një deklaratë pa precedent, me të cilën shpall dorëheqjen nga shërbimi tij ipeshkvnor në selinë e Pjetrit, më 28 shkurt, pra në fund të këtij muaji”. Ndërsa fjalët e para të dorëheqjes së Papës ishin: “Të dashur Vëllezër, ju thirra në këtë Koncistor jo vetëm për tre shenjtërimet, por edhe për t’ju komunikuar një vendim me rëndësi të madhe për jetën e Kishës. Pasi rrëmova shumë herë ndërgjegjen time para Zotit, jam tashmë i sigurt…” Papa 85-vjeçar, i lindur në Gjermani, u përshëndet si një hero nga konservatorët katolikë dhe u pa me dyshim nga liberalët, ndërsa kardinalët thanë në latinisht se forca e tij ishte përkeqësuar kohët e fundit. Ai do të japë dorëheqjen më 28 shkurt dhe Vatikani pret një Papë të ri, që do të zgjidhet në fund të marsit, ku gjithë gjasat shkojnë në zgjedhjen e një Pape me ngjyrë.

Zëdhënësi i Vatikanit, At Frederiko Lombardi, tha se Papa nuk kishte vendosur të japë dorëheqjen për shkak të “vështirësive të papatit” dhe se veprimi i tij ishte një surprizë, duke treguar se paria e tij nuk ishte në dijeni se ai ishte gati për të ikur. Papa nuk i frikësohet përçarjes në Kishë, – tha zëdhënësi pas dorëheqjes së tij.

Udhëheqja e Papës, e 1.2 miliardë katolikëve ka qenë e rrethuar nga krizat e abuzimet seksuale të fëmijëve që e kishte njollosur kishën, një adresim tjetër duke mërzitur Myslimanët si dhe një skandal që kaloi nga rrjedhja e letrave të tij private.

Papa u tha kardinalëve, në mënyrë që ai të qeverisë “…janë të nevojshme të dy forcat, të mendjes dhe të trupit, forca të cilat në muajit e fundit është përkeqësuar në mua në atë masë sa unë e njoh paaftësinë time për të përmbushur shërbesën që më është besuar”.

“Për këtë arsye, dhe i vetëdijshëm për seriozitetin e këtij akti, me liri të plotë unë deklaroj se heq dorë nga shërbimi i Ipeshkvit të Romës, pasardhës i Shën Pjetrit”.

Ai gjithashtu iu referua “botës së sotme, në varësi të ndryshimeve kaq të shpejta dhe e tronditur nga pyetjet e thella e me rëndësi për jetën e besimit”.

Papa i fundit i dorëhequr me dëshirë ishte Celestine V në vitin 1294 pas udhëhoqi për vetëm pesë muaj. Dorëheqja e tij ishte njohur si “refuzim i madh” dhe u dënua nga poeti Dante në “Komedia Hyjnore”. Gregori XII u tërhoq më dëshirë në vitin 1415, për t’i dhënë fund një mosmarrëveshje me një rival, paditës të papatit.

Para se ai të zgjidhej Papë, ish Kardinali Joseph Ratzinger ishte i njohur nga epitetet kritike për shkak të qëndrimi të tij të ashpër për çështjet teologjike.

Në muajt e fundit, Papa është dukur gjithnjë e më i dobët në publik, nganjëherë duke u ndihmuar të ecë nga njerëz rreth tij.

Lompardi përjashtoi depresionin apo pasiguri si arsye të dorëheqjes, duke thënë se ky veprim nuk ishte për shkak të ndonjë sëmundje specifike, thjesht avancim i moshës, plakjes.

Papa kishte treguar “guxim, vendosmëri të madhe” i vetëdijshëm për “problemet e mëdha me të cilat kisha përballet sot”, tha ai, duke shtuar se koha mund të ketë reflektuar dëshirën e Papës për të shmangur nxitimet rraskapitëse të angazhimeve të Pashkëve.

Nuk kishte asnjë presion nga jashtë dhe Benedikti mori “vendimin personal” në muajt e fundit, shtoi ai.

Por ndërkohë konservatorët e kanë brohoritur atë në përpjekjen për të riafirmuar identitetin tradicional të kishës katolike, ndërsa kritikët e tij e akuzuan për kthim prapa të orës, në reformat e gjysmëshekullit më parë, dhe dëmtimin e dialogut me myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët e tjerë. Nën të sjellit të urtësisë gjermane ai vuri intelektin e hekurt gati për të analizuar veprat teologjike për pastërtinë e tyre dogmatike, dhe debatin e ashpër kundër kundërshtarëve. Pas paraqitjes së pakëndshme në qendër të vëmendjes në fillim, ai filloi të ndjehet në shtëpi me punën e tij të re, dhe tregoi se ai synon që të jetë Papë në mënyrën e tij.

Në qetësi, tip profesori i cili relaksohet duke luajtur në piano, ai arriti t’i tregojë botës anën e butë të njeriut i cili ishte shef i Vatikanit, zbatues doktrinar për gati një çerek shekulli.

Papa i parë gjerman për një mijë vjet, dhe i dytë jo italian në radhë, ai udhëtoi rregullisht, duke bërë rreth katër udhëtime jashtë në vit, por kurrë nuk arriti të nxjerrë turmat oqeanike të pasardhësve të tij.

Skandalet e abuzimit me fëmijët e ndoqën më shumë papatin e tij. Ai urdhëroi një hetim zyrtar në abuzimet në Irlandë, gjë që çoi në dorëheqjen e peshkopëve të ndryshëm.

Nga një burim mjaft i afërt tregon për një skandal në vitin 2012, duke bërë përgjegjës Papën për abuzime financiare, prej të cilit kanë rrjedhur dhe janë gjetur burime të dokumenteve që pretendojnë korrupsionin në marrëdhëniet e Vatikanit me biznesin, duke shkaktuar një zhurmë të madhe ndërkombëtare.

Ai u përball me të kaluarën e vendit të tij kur vizitoi kampin nazist të vdekjes në Aushvic.

Duke e quajtur veten “bir i Gjermanisë”, ai u lut dhe pyeti pse Perëndia ishte i heshtur kur 1.5 milion viktima, shumica hebrenj, vdiqën atje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ratzinger i shërbeu në rini Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore kur anëtarësimi ishte i detyrueshëm. Ai nuk ishte anëtar i partisë naziste dhe familja e tij kundërshtoi regjimin e Adolf Hitlerit. Por, udhëtimi i tij në Gjermani gjithashtu shkaktoi krizën e parë të madhe të papatit të tij. Në një leksion universitar ai citoi një perandor bizantin të shekullit të 14 –ë, që të ketë thënë se Islami nuk kishte sjellë tjetër veç të keqen në botë, dhe se kjo ishte përhapur me shpatë. Pas protestave që përfshinë sulme mbi kishat në Lindjen e Mesme dhe vrasjes së një murgeshe në Somali, Papa më vonë tha se i vjen keq për ndonjë keqkuptim shkaktuar nga të folurit. Në një lëvizje, që është parë gjerësisht si pajtuese, në fund të 2006-ës, ai bëri një udhëtim historik në Turqi, dhe u lut në Xhaminë Blu të Stambollit me një myfti turk. Kjo mbeti një “plagë e thellë” shkaktuar midis të krishterëve dhe myslimanëve, të cilën e përmend pak muaj më vonë ish-presidenti iranian, Mohammad Khatami, si rezultat i fjalës së Regensburg.

Përgatit: V. Murati

 

 

Atë Lombardit për dorëheqjen e Papës

 

Papa na zuri paksa në befasi e pastaj, në një ditë që, kemi parasysh Vatikanin, është festive, prej këndej, na u desh të organizohemi shpejt e shpejt për këtë ngjarje tejet të rëndësishme. Siç e dinin shumë nga ju, sot paradite do të mbahej Koncistori i zakonshëm publik për disa çështje shenjtërimesh e, prej këndej, do të caktohej edhe dita e shenjtërimit të disa shenjtorëve të rinj. Me këtë rast u thirrën – prandaj quhet koncistor publik – kardinajtë, të gjithë kardinajtë, që janë në Romë e që mund të marrin pjesë. Ishte, prandaj, një numër i madh kardinajsh. Kush mundi t’i ndjekë edhe pamjet, e unë munda t’i ndjek, pa se në sallën e Koncistorit, rreth Atit të Shenjtë, ishin shumë kardinaj. Mund të themi se Papa e zgjodhi këtë rast, posaçërisht domethënës, në mes të kardinajve, së paku atyre që janë këtu në Romë, për ta dhënë këtë njoftim kaq të rëndësishëm.

Tekstin e dorëheqjes Papa e lexoi në gjuhën latine, në përfundim të Koncistorit.

Në të Ati i Shenjtë thekson se e rrëmoi vazhdimisht ndërgjegjen para syve të Zotit. E kështu arriti tek ky përfundim personal, i thellë, i marrë në atmosferën e lutjes përballë Zotit, nga i cili e ka marrë misionin, që po kryen. U bind, kështu, se forcat e tij, për shkak të moshës së shtyrë, nuk janë më të përshtatshme për të ushtruar si duhet ministerin papnor. E ky është edhe shkaku kryesor i vendimit. Rrëmimi i ndërgjegjes për forcat, në lidhje me ministerin, me detyrën, që duhet kryer. Vijon, pastaj, duke pohuar se është plotësisht i vetëdijshëm që ky minister, për natyrën e vet shpirtërore, duhet kryer jo vetëm me vepra e me fjalë, por edhe me vuajtje e me lutje, prej këndej, është edhe vlera e vuajtjes dhe e lutjes në këtë minister.

Ndërmjet shkaqeve të dorëheqjes së Papës, siç vërehet në fjalët e tij, janë edhe rrethanat e botës së sotme, në krahasim me të kaluarën, posaçërisht impenjative, për shpejtësinë e cilësinë e ngjarjeve e të problemeve, që krijojnë e, prej këndej, edhe kërkesa për më shumë energji, se në të kaluarën. Energji, që Papa pohon se i janë pakësuar muajt e fundit.

Domethënëse fraza: “Më se i vetëdijshëm për këtë akt, me liri të plotë, deklaroj se heq dorë nga shërbimi i Ipeshkvit të Romës, Pasardhës i Shën Pjetrit”. Kjo është deklarata, si të themi, formale, e rëndësishme në këndvështrimin juridik. Në Kodin e së Drejtës Kanonike, neni 332, paragrafi 2, lexojmë: “Në rast se Papa i Romës heq dorë nga detyra e tij, kërkohet, për vlefshmëri, që dorëheqja të bëhet lirisht e të shprehet siç i takon. Nuk kërkohet, ndërkaq, që ndokush ta pranojë”. Dy pikat themelore janë liria dhe shprehja e duhur.

Liri e shprehje publike, siç është publik Koncistori, në të cilin Papa shprehu vullnetin e tij.

Benedikti XVI do të vijojë t’i kryejë plotësisht funksionet e shërbimit të tij, deri më 28 shkurt, në orën 20.00. Nga ky çast, nis situata e selisë vakante, e cila rregullohet në këndvështrimin juridik e kanonik, nga tekstet, që kanë të bëjnë me selinë vakante në Kodin e së Drejtës Kanonike dhe në Kushtetutën Apostolike të Gjon Palit II ‘Universi dominici gregis’ mbi vendin vakant të Selisë Apostolike. Deklarata e Papës, pra, është në përkim të plotë me atë, që pati deklaruar edhe në librin-intervistë “Drita e botës”, të Peter Seewald, në të cilin lexojmë dy pyetje të sakta, që hamendësojnë mundësinë e dorëheqjes.

Seewald-i e pati pyetur Papën, e kjo ishte pyetja e parë, për situatat e vështira, për peshën e tyre mbi papninë e për ndikimin mbi një dorëheqje të mundshme. E Papa u përgjigj: “Kur rreziku është i madh, nuk mund të ikësh, e ja pse ky, sigurisht, nuk është çasti për të hequr dorë (bëhej fjalë për çështjen e shpërdorimeve e kështu me radhë); pikërisht në çaste si ky, është e nevojshme të qëndrosh e ta kapërcesh situatën e vështirë. Kështu mendoj unë. Mund të hiqet dorë në çaste të qeta, ose kur nuk mundesh më, sepse të shterojnë forcat. Nuk mund të ikësh në çastin e vështirë e të thuash: ‘Le të merret dikush tjetër me të”.

Papa, pra, kishte thënë, kështu, se nuk ishin vështirësitë ato, që mund ta shtynin për të dhënë dorëheqjen, madje ishin për të mos e dhënë. Pyetja e dytë e Seewald-it: “Prej këndej, mund ta marrim me mend se ka edhe situata, që ju duken të përshtatshme për dorëheqjen e papës?” Përgjigjja ishte: “Po, kur Papa bindet plotësisht se nuk është më në gjendje fizike, mendore e shpirtërore ta kryejë detyrën, që i është besuar, atëherë ka të drejtë, e në disa rrethana, edhe detyrë, të heqë dorë”.

 

Fjala e plotë e dorëheqjes së Papës

 

“Të dashur Vëllezër,

ju thirra në këtë Koncistor jo vetëm për tre shenjtërimet, por edhe për t’ju komunikuar një vendim me rëndësi të madhe për jetën e Kishës. Pasi rrëmova shumë herë ndërgjegjen time para Zotit, jam tashmë i sigurt se forcat e mia, për shkak të moshës së shtyrë, nuk janë më të mjaftueshme për të ushtruar si duhet shërbimin tim petrin. Jam më se i vetëdijshëm se ky shërbim, për thelbin e tij shpirtëror, duhet të kryhet jo vetëm me vepra e me fjalë, por jo më pak, edhe duke vuajtur e duke u lutur. Gjithsesi, në botën e sotme, e cila u nënshtrohet ndryshimeve të shpejta e shqetësohet nga çështje me rëndësi të madhe për jetën e fesë, për të drejtuar barkën e Shën Pjetrit e për të shpallur Ungjillin, është e nevojshme si fuqia e trupit, ashtu edhe e shpirtit, fuqi, që gjatë muajve të fundit, më ka lënë aq, sa të pranoj se nuk jam më në gjendje ta kryej si duhet shërbimin, që m’u besua. Për këtë, më se i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij akti, me liri të plotë, deklaroj se heq dorë nga shërbimi i Ipeshkvit të Romës, Pasardhës i Shën Pjetrit, që m’u besua përmes kardinajve më 19 prill 2005, në mënyrë të tillë që, nga 28 shkurti 2013, në orën 20.00, selia e Romës, selia e Shën Pjetrit, të jetë vakante e të thirret nga ata, që e kanë për detyrë, Konklavi për zgjedhjen e Papës së ri.

Të dashur vëllezër, ju falënderoj me gjithë zemër për gjithë dashurinë e punën me të cilën keni mbajtur bashkë me mua, peshën e ministerit tim, e ju kërkoj falje për të gjitha të metat e mia. Tani, t’ia besojmë Kishën Shenjte kujdesit të Bariut të saj, Zotit tonë, Jezu Krishtit e, t’i lutemi Marisë, Nënës së tij të shenjtë, që t’i ndihmojë me mirësinë e saj amnore etërit kardinaj në zgjedhjen e një Pape të ri. Për sa më përket mua, edhe në të ardhmen, do t’i shërbej me gjithë zemër, me një jetë kushtuar lutjes, Kishës së Shenjtë të Zotit.

Nga Vatikani, 10 shkurt 2013”

 

 

Gjashte precedentë historikë të dorëheqjes:

Klementi I

Ponciani

Silveri

Benedikti IX

Celestini V

Gregori XII…

 

 

Personalitete botërore komentojnë lajmin

Lajmi i papritur për dorëheqjen e papës është komentuar nga shumë prej personaliteteve botërore të politikës dhe besimit fetar. Presidenti italian, Giorgio Napolitano, thotë se vendimi i papës meriton respektin maksimal. “Një kurajë e jashtëzakonshme që meriton respektin më të madh”, e komenton Napolitano. Ai thekson se me vendimin e tij, Benedikti XVI ka treguar një kurajë të jashtëzakonshme dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur se lajmi për dorëheqjen e papës ngjall emocione te të gjithë, duke theksuar se zgjedhja e tij gëzon respektin tim maksimal.

Presidenti francez, François Hollande, thotë se dorëheqja e papës është një akt thellësisht i respektueshëm. “Republika Franceze përshëndet papën që e ka marrë një vendim të tillë, por nuk mund të bëjmë komente të tjera, pasi është një çështje që i përket kishës. Vendimi është njerëzor dhe një vullnet që duhet respektuar”, thotë Hollande.

Kryeministri italian, Mario Monti, thotë se është i habitur nga ky lajm që erdhi krejt papritur.

Ndërsa kreu i kishës kopte egjiptiane, peshkopi Angelos, thotë se dorëheqja e papës është një akt ndershmërie nga ana e papës “i cili lajmëroi tërheqjen e tij në momentin që kuptoi se shëndeti nuk e lejonte të kryente detyrën”. Reagime pozitive në mbështetje dhe respekt për vendimin e papës vijnë edhe nga komuniteti hebre. Rabini i Izraelit, Yona Metzger, thotë se papa ka pasur marrëdhënie shumë të mira me rabinatin. “Ai duhet vlerësuar për punën që bëri për forcimin e lidhjeve ndërfetare në botë mes krishtërimit, hebraizmit dhe islamit”.

Imami i Al Azharit, drejtuesi më i lartë i institucionit sunit mysliman, Ahmad el Tayyeb, thotë se mbeti i tronditur nga lajmi i dorëheqjes së papës, një lajm i marrë gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura, ku po zgjidhej myftiu i ri i Egjiptit.

 

 

Do të jetë një Papë me ngjyrë?

“Mos ka ardhur koha për një papë me ngjyrë?”. Kjo është pyetja që ngre faqja konservatore amerikane “Drudge Report”, e cila komenton dorëheqjen e Papës Benedikti XVI. Drudge madje hedh edhe një kandidaturë, atë të kardinalit Peter Kodwo Appiah, lindur në 1948 në Gana. Aktualisht, kardinali Appiah mban postin e drejtuesit të Këshillit Papnor për Drejtësi dhe Paqe.

 

Kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson (mosha: 64 vjeç, shtetësia: Ganë)

Një prej favoritëve për të zëvendësuar Benediktin XVI, Turkson favorizon përdorimin e prezervatitëve në martesat ku njëri prej partnerëve është i prekur nga AIDS ose një sëmundje tjetër seksualisht e transmetueshme.

 

Kardinali Marc Ouellet (68 vjeç, Kanada)

I emëruar kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë, Ouellet beson se aborti është i pajustifikueshëm, përfshirë edhe rastet e përdhunimeve.

 

Kardinali Francis Arinze (80 vjeç, Nigeri)

Një tjetër kandidat me ngjyrë, Arinze u zgjodh kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë dhe ndan pikëpamje ekstreme konservatore mbi planifikimin familjar dhe abortin.

 

Kardinali Angelo Scola (71 vjeç, Itali)

I emëruar kardinal nga Papa Benedikti XVI, 71-vjeçari ka profilin e një diplomati, dëshiron të punojë më afër me islamin dhe të mbështesë të krishterët e Lindjes së Mesme.

 

Kardinali Oscar Rodriguez Maradiaga (70 vjeç, Honduras)

I zgjedhur kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë, Maradiaga shquhet për pikëpamje më liberale rreth abortit, por është një kundërshtar i ashpër i martesave homoseksuale dhe kritikoi këngëtarin Ricky Martin, për vendimin e pasjes së një fëmije duke përdorur një nënë të rastësishme.

 

Kardinali Tarcisio Bertone (78 vjeç, Itali)

I ngritur në kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë, Bertone u bë i njohur pasi akuzoi depërtimin e homoseksualëve në radhët e kishës, për skandalin e pedofilisë që preku disa priftërinj.

 

Kardinali Angelo Barnasko (70 vjeç, Itali)

I emëruar kardinal nga Papa Benedikti XVI, ai është një prej figurave më energjike mes kardinalëve, ndonëse është ndër prurjet e fundit mes tyre. Në të shkuarën, 70-vjeçari është shprehur me tone të ashpra kundër abortit, përdorimit të mjeteve të parandalimit të shtatzënisë dhe ka shprehu neveri për martesat e të njëjtës gjini.

 

Kardinali Jorge Mario Bergoglio (77 vjeç, Argjentinë)

I zgjedhur kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë, Bergoglio ndan pikëpamje të kundërta për abortin, eutanazisë dhe martesat e të njëjtës gjini, por ndryshe nga kardinalë të tjerë, ka bërë thirrje për të respektuar homoseksualët. Në vitin 2001, i lau këmbët 12 të sëmurëve me AIDS.

 

Kardinali Leandro Sandri (69 vjeç, Argjentinë)

I zgjedhur kardinal nga Benedikti XVI, Sandri është përfshirë disa herë në fushata për mbrojtjen e të krishterëve në e Lindjes së Mesme dhe vendet e tjera në botë ku katolikët përbëjnë pakicë.

 

Kardinali Christoph von Schonborn (68 vjeç Austri)

I zgjedhur kandidat nga Papa Gjon Pali i Dytë, një konservator, Schonborn është shprehur se përdorimi i prezervativëve mund të shihet si një e “keqe e domosdoshme”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency