2 këste brënda këtij viti, radha se si do të merret dëmpshërbimi për të përndjekurit

0
227

kestiNëpërmjet një vendimi do ti jepet mundësia e marrjes së dëmshpërblimit të gjitha kategorive si ata që jetojnë por dhe trashgimtarëve të cilët përfitojnë kompesimin. Pagesa e kësteve, duke filluar nga kësti i dytë, do të bëhet sipas radhës kronologjike të kryerjes së pagesës së këstit të parë, me përjashtim të ish-të dënuarve politikë, të cilët janë mbi 65 vjeç

 

Qeveria pritet tu japë të përndjekurve 2 këste brënda vitit 2013. Nëpërmjet një vendimi të veccantë do ti jepet mundësia e marrjes së dëmshpërblimit të gjitha kategorive si ata që jetojnë dhe sot por dhe trashgimtarëve të cilët përfitojnë kompesimin. Ashtu si kësti I parë brënda muajit shkurt pritet të marrin përatë atë ish të përndjekur që jetojnë. Ndërsa deri në muajin maj-qershor pritet të merret kësti I dytë për të gjithë të përndjekurit politikë. Kësti I tretë pritet të jepet në përiudhën shtator-dhjetor 2013 dhe do të bëjë të mundur që qeveria të jetë në afatin e duhur për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Vendimi I plotë I qeverisë parashikon që dëmshpërblimi të shpërndahet në tetë këste të barabarta, ku vlera e këstit është jo më e vogël se 100 mijë lekë, por jo më e madhe se 1 milion lekë. Pagesa e kësteve, duke filluar nga kësti i dytë, do të bëhet sipas radhës kronologjike të kryerjes së pagesës së këstit të parë, me përjashtim të ish-të dënuarve politikë, të cilët janë mbi 65 vjeç dhe vuajnë nga sëmundje të rënda. Sipas vendimit, në shpërndarjen e këstit të dytë dhe të tretë dëmshpërblimit financiar, prioritet do të kenë ish-të përndjekurit që janë mbi 65 vjeç apo ish-dënuarit politikë dhe familjarët e viktimave, të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht me gjyq ose pa gjyq, për motive politike, të cilët vuajnë sëmundje të rënda. Llojet e dokumentacionit, ku vërtetohet gjendja e rëndë e subjektit përfitues dhe procedurat e paraqitjes së tyre, përcaktohen me udhëzimin e përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Shëndetësisë.

Dokumentacioni

Mënyra e plotësimit të dokumenteve dhe dorëzimi i tyre përbëjnë kriteret kyçe përs i takon rradhës së kompensimit financiar për ish-të përndjekurit politikë nga regjimi komunist. Ministria e Financave ndjek procedurat e pagesës vetëm pasi emir i ish-të dënuarit apo familjarit të tij është përfshirë në listën e VKM-së. Fondet ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 milion lekë. i njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që në çdo rast pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 mijë lekë. Nëse përfituesit kanë një ankesë apo kundështi shumën që u është akorduar, atëherë ata duhet të depozitojnë me shkrim kërkesën e tyre. Ministria e Drejtësisë ndjek procedurën e informacionit për dosjet individuale deri në nxjerrjen e vendimit të Këshillit të Ministrave dhe dërgimin e tij me listat bashkëngjitur në Ministrinë e Financave për pagesë. Numri i dosjeve me mungesë dokumentacioni aktualisht është rreth 260, ndërsa për sa i përket numrit të dosjeve pa informacion janë rreth 60 të tilla. Në zbatim të urdhrit të dhënë nga drejtoritë vartëse të Ministrisë së Financave, për protokollimin e dokumentacioneve pranë protokollit të ministrisë, çdo ish-i dënuar apo trashëgimtar ligjor që është listuar në një VKM për dëmshpërblimin, duhet të postojë dokumentacionin në një nga pikat e postës së çdo rrethi me adresën: “Ministria e Financave, Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency