Kontrata Fortunati ende nuk është i Tiranës

0
146

Altin Vorpsi

FortunatEdhe pse ka rënë dakord me drejtuesit e skuadrës bardheblu, Herbi Fortunat, sulmuesi nga Haiti ende nuk ka firmosur kontratën që do ta lidhë me klubin për një vit e gjysmë.

 

Herbi Fortunat po mban pezull Tiranën. Sulmuesi i talentuar nga Haiti ende nuk ka firmosur kontratën me bardheblutë, edhe pse prej kohësh ka njoftuar se ka rënë dakord me kushtet e shkruara në të. Një gjë e tillë nuk shihet si një problem nga drejtuesit e këtij ekipi që janë të pritje të firmës.

 

Për Wikipedia-n është bardheblu

Sa i përket kësaj çështjeje, ata të Tiranës duhet të jenë të qetë pasi për enciklopedinë më të madhe online Herbi Fortunat është i Tiranës. Nëse frekuentoni Wikipedia-n atëherë do të shihni se në CV-në e lojtarit që nga vitit 2013 shihet se është pjesë e Tiranës.

 

Grumbullimi

Tirana ka nisur grumbullimin zyrtarisht. Ekipi është mbledhur në një nga hotelet e kryeqytetit, në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”. Aty do të akomodohen për rreth 10 ditë të tre futbollistët dhe gjatë kësaj kohe do të zhvillojë tri miqësore të planifikuara. Megjithatë, ende nuk është përjashtohet pista për të lëvizur jashtë, pasi ekzistojnë ende shanset për këtë gjë.

 

Lacio

Tare kërkon të krijojë një “koloni” shqiptarësh në Romë

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, kërkon të afrojë pranë skuadrës kryeqytetase të tjerë shqiptarë. Përveç Lorik Canës dhe Tomas Strakoshës (i biri i Fotos mbron ende portën e të rinjve bardhekaltër) mund të jenë të tjerë lojtarë me origjinë nga Shqipëria që mund të kalojnë nën urdhrat e Petkoviçit gjatë kësaj merkato dimri. Flasim për Granit Xhakën, Amir Abrashin dhe Samir Ujkanin që mendohen se janë nën shënjestrën “e shqiponjave” romane. Deri më tani mësohet se objektivë të arritshëm për Lacion janë vetëm dy të parët, përkatësisht mesfushorët e Borusias së Mynshengladbahut dhe Grasshoperit. Ndërkohë, sa i përket Ujkanit duket shumë e vështirë tratativa. Për portierin e përfaqësueses sonë interesohet edhe Interi. Në fillim ishte Kievo ekipi që u interesua për të, por në orët e fundit gjithçka ka marrë fund. Interesi i shoqërisë veroneze nuk është më ai i pari, kështu Palermo nuk ka në plan të takohet sërish me ata. Pas këtyre tratativave të prishura duket se është Interi. Ekipi zikaltër po kërkon një zëvendësues për portierin e dytë, Kastelaci dhe sheh tek Ujkani njeriun e duhur. Mbi këtë temë zëvendëspresidenti i Palermos, Miçike tha dje: “Ardhja e Sorrentinos në Palermo do të në detyrojë ne që të shesim njërin mes Ujkanit dhe Benusit. Që të dy këta portierë meritojnë të aktivizohen më shumë. Për Ujkanin unë jam informuar nga drejtori sportiv (Lo Monako) që janë interesuar shumë skuadra, por nuk di të them se cila me saktësi”.

 

Zyrtare

UEFA: Euro 2020 do të luhet në tërë Evropën

Do të jenë 13 qytete ato që do të presin ndeshjet e Evropianit të vitit 2020, vendosi të premten Këshilli Ekzekutiv i UEFA-s. Ideja për ndryshimin e mënyrës tradicionale të organizimit, me një ose dy shtete si vende organizatore, është vendosur që të realizohet vetëm në edicionin e 2020-ës, me rastin e 60-vjetorit të edicionit të parë të Evropianit. UEFA kishte lajmëruar më parë planin e saj, duke bërë që Turqia, një prej kandidatëve kryesorë për vend organizator, të tërhiqej në mënyrë demonstrative, duke u fokusuar tek kandidatura e Stambollit për Lojërat Olimpike të të njëjtit vit (2020). Në një mbledhje të Këshillit Ekzekutiv, kryesuar nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, u përcaktua gjithashtu se ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja do të zhvillohen në të njëjtin stadium. Kjo mënyrë eksperimentale e organizimit të Evropianit ka ngjallur debate të shumta, por sipas ekspertëve, pritet që të gjenerohen të ardhura rekord, për shkak të përfshirjes së shumë shteteve evropiane në projekt. Në bazë të ndryshimit të UEFA-s, çdo qytet mund të aplikojë në mënyrë të pavarur, duke kërkuar që t’i akordohen ndeshje të Evropianit.

Reagimi

“Marca”, Perezit: Ne nuk gënjejmë

“Marca” i përgjigjet me një faqe të parë që bën impakt, përgënjeshtrimit të Florentino Perez dhe të Serxho Ramos e Kasijas mbi ultimatumin hipotetik të lëshuar nga futbollistët e Realit të Madridit ndaj klubit mbi qëndrimin e Hose Murinjos. “Marca nuk gënjen” është titulli me të cilin e përditëshmja presitgjoze madrilene i përgjigjet presidentit të Realit. Poshtë tij për të provuar vërtetësinë e lajmit të publikuar prej saj, “Marca” vendos fotot e një bashkëbisedimi nëpërmjet sms-ve ku lexohen dhe disa pjesëza të informacionit që gazeta ka marrë për revoltën ndaj Mourinjos ku lexohet “ Thonë se do të largohen, nëse Mou qëndron” më pas mbi temat e diskutuara të martën e kaluar mes presidentit të Realit dhe lojtarëve, duke qenë se në konferencën e shtypit Perez deklaroi se është folur vetëm për premiot. Në mesazhin e publikuar nga Marka lexohet “ Për çfarë u fol, përgjigja “U fol për gjithçka, për dhomat e zhveshjes, trajnerin, shpërblimet dhe gjëra të tjera”. Gjithsesi është e vështirë të deshifrohet se cili është burimi i “Marca” apo dhe emrat e përveçëm që përmenden në mesazhe, pasi gazeta kë vendosur të mbulojë emrat e futbollistëve për të cilët flitet në to.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency