Dafina Zeqiri edhe si kantautore

0
168

dafiDafina Zeqiri ka zbuluar se në albumin e radhës, në të cilin është duke punuar shumë, do të ketë më shumë projekte të punuara nga vet ajo. Pas lançimit të këngës “Tonight”, Duffy u shkëput paksa nga skena muzikore, për të përgatitur shumë risi për publikun e saj, por kjo pauzë nuk zgjati edhe aq shumë. Këto ditë pritet të lançohet edhe klipi i saj më i ri i këngës “Your Love”, tekstin e të cilës e ka bërë vetë këngëtarja. Kënga nuk do është e vetmja ku Dafina paraqitet edhe si autore e tekstit. Ajo paralajmëron se në këtë album, këngët do të jenë shumica të shkruara nga ajo, e te disa edhe muzika do të punohet nga këngëtarja .Pasi përfundoi këngën “Your Love” bukuroshja gjeti veten në këtë rrugë, kështu duke e shkrirë inspirimin e saj në letër, e pastaj në këngë. Për sa i përket jetës personale të saj, Duffy ka pohuar për emisionin “Prive- Klan Kosova” se ajo është “singëll”, dhe është zotuar se për çdo të re do të njoftojë të gjithë në kohën e duhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency