Blero, në spital

0
171

 

bleroBlero është shtrirë përkohësisht në spitalin e Prishtinës pas një sëmundjeje të lehtë. Këngëtari ka postuar në faqen e tij në Twitter një foto të infuzionit të cilin e ka marrë, duke shkruar mbi të (në anglishte): “I sëmurë sërish, çka është kjo punë. Kam nevojë për pushim”. Duket se moti i keq dhe lodhja nga angazhimi i tepërt ka bërë që gjendja e tij shëndetësore të përkeqësohet deri në pikën ku ai ka kërkuar ndihmën e mjekut, por për disa orë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe Blero tashmë po gëzon atmosferën familjare në shtëpi. Këngëtari kohëve të fundit është duke punuar shumë në albumin e tij të radhës, por edhe në projektet e këngëtares Dhurata Ahmetaj.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency