Ronaldot dhe Mesët e 1910-ës Golashënuesit revolucionarë

0
159

Gottfried FuchsNjëqind vite më parë, futbolli ishte shumë ndryshe krahasuar me atë që luhet ditët e sotme. Skemat, arenat dhe kushtet ishin krejt të tjera. Ndërkohë që, si atëherë, ky i sotmi ka “yje”. Lojtarë që veçojnë nga të tjerët, për shkak të aftësive të veçanta që kanë. Për tri javë me radhë do t’ju njohim me Lionel Mesët dhe Kristiano Ronaldot e një shekulli më parë. Në pjesën e parë keni marrë vesh se cilët ishin idhujt e parë të Mançesterit. Junajtidi dhe Siti “mburreshin” me Çarli Robertsin dhe Billi Mereditin.

 

Marrë nga “FIFA.com”

Britania e Madhe, si vendi i lindjes së lojës më të famshme në botë, është nga të parat që është njohur me ata që me vonë do të konsideroheshin si yjet e tapeteve të blerta. Arenat e futbollit britanik “ndriçoheshin” prej shumë lojtarëve të talentuar që në fillim të viteve të shekullit XX. Për kohën që flasim shënimi i golave ishte diçka speciale. Ndryshe nga sot që ekzistojnë lojtarë si Mesi, Ronaldo, Falkao dhe Gomez që mbyllin vitin diellor me mbi 60-70 gola të shënuar, në atë kohë “bomberi” ishte disi më i limituar. I tillë ishte edhe Vivan Uduord. Qendërsulmuesi i Totenhemit dhe iÇelsit me golat që shënoi vuri një rekord që rezistoi për plot 47 vite. “Pyka” arriti që të shënonte me fanellën e Anglisë 29 gola në vetëm 23 takime. Ndër të tjera, Uduord ishte kapiten i përfaqësues së Britanisë së Madhe që triumfoi në 1908 dhe 1912 në Lojërat Olimpike në futboll. Karriera e tij e mrekullueshme përfundoi herë,t pasi Viviani u kthye nga Lufta e Parë Botërore me një plagë të rëndë, që nuk i lejoi më asnjëherë të zbriste në fushat e blerta.

 

“Gjiganti danez”

Pas lojtarëve anglezë sigurisht radhën për “të shpërthyer” e kishin ata që vinin nga vendet e huaja. I tillë ishte edhe Nils Midëllbo. Flasim për sulmuesin e Danimarkës që ka shënuar golin e parë historik për përfaqësuesen e tij. Ai me ekipin nordik mori pjesë tri herë në Lojërat Olimpike: në 1908, 1912 dhe 1920. Në dy të parat historia qe më shumë se e suksesshme, pasi Danimarka mori medalje argjendi.

Golat dhe sukseset e arritura me Danimarkën nuk ishin arritjet e vetme të “Gjigantit danez” (‘The Great Dane’) që ishte lojtari i parë i huaj që luajti për Çelsin. Tek “blutë” e Londrës ai u bë edhe kapiteni i pari i huaj pak muaj më vonë. Nilsi ishte i veçantë, ai asnjëherë nuk pranoi që të linte futbollin dhe kështu në moshë të madhe pranoi që të luante me kohë të pjesshme këtë lojë, teksa kishte gjetur një tjetër punë. Punonte në një bankë të Londrës.

 

Më i madhi në veri

Në veri të kufirit të Anglisë ishte Xhimi Kuin idhulli i tifozerisë së Sëlltikut dhe Skocisë. “Pyka” e famshme shënoi 216 gola në 331 për “djemtë” (“the Bhoys”) e Glasgout. Tre prej tyre ishin më të famshmit pasi i bëri në një ndeshje të vlefshme për finalen e Kupës së Skocisë kundër rivalëve të urryer, Renxhërsave në vitin 1904. Kuin udhëhoqi edhe Skocinë e tij në një triumf të paimagjinueshëm mbi Anglinë. Triumfi 2-0 dhe loja spektakolare bënë që Kuini të zgjidhej në atë vit lojtari më i mirë i Britanisë së Madhe. Uilli Malej, trajneri i tij, e cilësoi si një nga lojtarët më të mëdhenj që kanë luajtur për Sëlltikun.

 

“Panceri” i parë

Duke qenë se Kupa e Botës do të fillonte plot 18 vite më pas, Lojërat Olimpike ishin mundësia e vetme për futbollistët që të tregonin aftësitë e tyre me fanellën e përfaqësueseve përkatëse. Pikërisht në Lojërat Olimpike të 1912-ës spikati edhe një nga lojtarët e parë gjermanë, Gotfrid Fuks. “Panceri”, që ishte shpallur kampion me Karlsruherin në Gjermani më 1910, e mbylli në krye të klasifikimit të golashënuesve Olimpiadën e Stokholmit që u mbajt në 1912. Fakti që habiti të tërë, ishte se sulmuesit të madh iu deshën vetëm 90 minuta për të shënuar golat që i dhanë lavdinë. Ai shënoi 10 nga 16 golat që i realizoi Gjermania Rusisë. Kur u tërhoq nga futbolli, mesatarja e shënimit për ndeshje ishte e tmerrshme. Ai ia kishte dalë që të shënonte plot 2.17 gola për çdo ndeshje me Gjermaninë dhe takimet ishin vetëm 6.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency