Durrës Zbarkojnë emigrantët për festat e Fundvitit , tragetet tri rrugë në ditë

0
150

Artur Ajazi

portiPrej disa ditësh ka nisur ardhja e emigrantëve nga vende të ndryshme ku ata jetojnë e punojnë prej vitesh, për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Nisur nga situata që krijohet nga fluksi i ardhjes së tyre, specialistët e policisë kanë mbështetur  propozimin e APD për përdorimin e kalatave të tjera në funksion të trageteve gjatë ditëve të fluksit të emigrantëve për festat e fundvitit. APD ka rritur ndjeshëm  sigurinë në krejt territorin e portit. Në këto kushte të ngjashme me ato të porteve të tjera europiane, kompanitë e lundrimit kanë vendosur të kryejnë nga dy dhe ndoshta tre udhëtime në ditë, sepse infrastruktura portuale i përgjigjet këtij fluksi pasi kalata e trageteve ka kapacitetet e nevojshme për përballimin e këtij arsenali mjetesh lundruese. Gjithashtu janë marrë masa për rritjen e numrit të sporteleve si dhe të efektivave policore dhe të atyre doganorë. Duke nisur nga data 3 dhjetor e deri me datën 10 janar 2013, numri i trageteve në portin e Durrësit, do të jetë i trefishuar,  pasi kompanitë e lundrimit do të kryejnë nga dy dhe ndoshta tre udhëtime në 24 orë në mënyrë që të përballojnë fluksin e emigrantëve të cilët kanë prenotuar bileta për në Durrës me rastin e festave të fundvitit. Më pas ata do ta përsërisin këtë intensitet lundrimi edhe gjatë periudhës 11 janar, kohë kur emigrantët do të kthehen nëpër vendet ku janë rezidentë.  Agjensitë detare kanë nisur dyfishimin e trageteve drejt Italisë e portit të Durrësit. Ky numër tragetesh do të thotë që në portin e Durrësit në çdo orë të ditës do të ketë mjete në proces përpunimi. Vetëm në fundjavë zbarkuan me tragetet e linjës me Barin rreth 18000  persona  dhe mbi 2600 automjete. Nga ana e saj policia ka marrë masa për shtimin e sporteleve të shërbimit. Burimet policore deklaruan se “kemi kaluar efektivin në shërbim të përforcuar, për përballimin e  fluksit dimëror të emigrantëve do të shërbehet në 16 sportele, ndërkohë kemi kryer instruktazhet me efektivat policorë si dhe kemi freskuar në kompjutera listat e personave në kërkim ndërkombëtar, kjo nëpërmjet bashkëpunimit me policitë homologe”. Të njëjtat masa ka marrë edhe dogana e Durrësit për përballimin e fluksit dimëror të emigrantëve. Por duke u  nisur si nga moti i keq si ashtu dhe nga numri i i madh i trageteve,  agjencitë e lundrimit, policia dhe dogana  janë deklaruar se  “terminali i ri i trageteve e përballon këtë fluks pasi kapaciteti i tij tashmë nuk është i vogël”. Burime nga Dogana e Durrësit bëjnë me dije se APD propozoi përdorimin e kalatave të tjera për ankorimin e trageteve, dhe  propozimi u  pranua nga specialistët e policive të huaja të cilët monitorojnë portin e Durrësit. Pika hyrëse e Durrësit, ka sot një siguri tepër të lartë, falë instalimit të një rrjeti të sofistikuar mikrokamerash dhe pajisjesh të tjera ndihmëse, që zbulojnë edhe lëvizjet më të vogla të cilitdo që tenton abuzimin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency