Kinë, 30 tonë peshq gjenden të ngordhur në një liqen, hetohet çështja

0
161
download (1) 33d5c12600000578-0-image-a-6-1462434768474_1462478156-6458450
Banorët në provincën Hainan në Kinën Jugore, kanë mbetur të habitur nga pamja që kanë parë mbi liqen ku të paktën  30 tonë peshq lundronin në sipërfaqe të ngordhur.

“Masa e peshkut doli mbi sipërfaqen e liqenit”, raportojnë mediat kineze.  Banorët shprehën shqetësim për shkak të ndotjes së mjedisit, ndërsa autoritetet lokale thanë se peshqit kanë ndodhur për shkak të ndryshimit  të nivelit të kripës. Autoritetet lokale janë duke hetuar për çështjen.

“Ndryshimi i nivelit të kripës me shumë gjasa ka ndodhur pasi një valë ka shtyrë peshqit deri në liqenin Hongcheng në qytetin Haikoi”, tha Daily People.

Është e paqartë se çfarë lloji peshku është. “Ai ka madhësinë sa gjysma e pëllëmbës së dorës dhe ky lloj nuk është parë ndonjëherë në liqen”, thanë banorët e zonës.

Autoritetet vendase janë duke punuar që të pastrojnë liqenin nga peshqit e ngordhur në mënyrë që ata të mos u shiten konsumatorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here