Post-festa Dekori i pavarësisë do të qëndrojë deri në fund të dhjetorit

0
127

Dita e parë e shekulli të ri të pavarësisë për vendin tonë nisi dje. Pas festimeve deri në orët e para të dy ditëve më parë, Tirana u “zgjua” ndryshe. Mijëra qytetarë të cilët iu bashkuan festës së të gjithë shqiptarëve u larguan për në vendbanimet e tyre, teksa vendasit duket sikur zgjodhën të pushojnë paksa. Pas asaj feste, sot rrugët dhe në sheshet kryesore të Tiranës vazhdojnë të valëviten flamujt dhe logoja e 100 e pavarësisë. Në të vetmin vend ku do dekori është hequr për momentin është në zonën e Zogut të Zi, nga ku mësojmë se fortuna e dy netëve më parë, ka prishur një pjesë të tyre, për këtë është vendosur heqja totale e tyre. Ndërkohë në pjesë të tjera të qytetit, sikurse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, “Zogu i Parë”, sheshi “Skënderbej” e dhjetëra rrugë të kryeqytetit do të vazhdojnë të kenë dekorin e 100-vjetorit të pavarësisë deri në fund të muajit dhjetor. Përjetimi i festës së pavarësisë do të vazhdojë të ndihet edhe për shkak të këtij dekori, i cili nuk do të zbehë aspak as festat e tjera, pasi mësohet se në ditët në vijim në Tiranë do të vendoset edhe dekori i festave të fundvitit. Një vit ky që për Tiranën, me sa duket, do të jetë i mbushur me ngjyra dhe gjallëri, që nuk do t’i mungojnë as në festat e tjera.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency