Ish aleati për kryeministrin: Vendi në krizë, Rama në narcizmin e vet,nuk ia ka idenë fundit që e pret

0
188

Ish aleati i Edi Ramës dje në opozitë, dhe sot në opozitë me Rilindjen, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ka shigjetuar sërisht shefin e qeverisë për qëndrimin që po mban me zgjidhjen e krizës politike. Në një postim në Twitter, Vangjeli e konsideron një narciz ndërsa shkruan: “Vendi në krizë, Rama në narcizmin e vet! Por si të gjitha edhe mitin e Narcisus e di përgjysëm”.

Por Dule nuk ndalet me kaq ndërsa paralajmëron Edi Ramën se qëndrimi i tij prej narcizi ka edhe pasoja ndërsa e përmbyll reagimin e tij duke shkruar: “Mëse e sigurtë që nuk ia ka idenë fundit”.

Por kujt i referohet Dule si fund? Në mitologjinë e Narcisius, thuhet se ai ishte djali i Zotit të lumenjve  Kepius dhe i nimfës Liriope. Ai ishte krenar, se ai i injoronte ata që e donin. Nemesis e vuri re këtë sjellje dhe e joshi Narcisiunsin në një pellg, ku ai pa imazhin e tij në ujë dhe ra në dashuri me veten, duke mos e kuptuar se ishte thjeshtë një imazh. I paaftë për tu ndarë nga bukuria e imazhit të tij që reflektohej në ujë, Narcisiun humbi dëshirën për të jetuar. Ai vijoi të këqyrte refletimin e imazhit të tij në ujë deri sa vdiq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here