Video/ Ja momenti kur arrestohet i dyshuari për sulmin në Stokholm

0
159
Janë publikuar pamjet nga momenti kur Policia e Suedisë e ka arrestuar një të dyshuar për sulmin në Stokholm.
mom3
Nga incidenti, deri më tani mediat raportojnë se janë 5 persona të vdekur, kurse edhe shumë të tjerë janë të lënduar.

mom2

Kryeministri i Suedisë, ka thënë se të gjitha rrethanat tregojnë se ky ishte një sulm terrorist.

Policia u ka bërë thirrje qyetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

 

Terrori në Suedi, flet kryeministri: Sulm terrorist. Autoritet ishin telefonuar nga…

Pamjet e publikuara ne rrjetet sociale tregojnë panikun ne rruget e Stokholmit pas një atentati që ndodhi sot ku të pakën 5 perona kanë mbetur të vdekur.

Sipas mediave dyshohet per sulm terrorist. “Pashë qindra njerëz duke vrapuar” shprehet një dëshmitar. Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje ndërsa zona është izoluar tërësisht.

Nje tjeter dëshmitarët thote se shoferi i kamionit ishte me një kapuç në kokë. Mediat raportojnë edhe për 5 viktima ndersa policia bën me dije se ka disa të plagosur.

Kryeministri suedez Stefan Lofven eshte shprehur se ishte sulm terrorist.

Disa dëshmitarë thonë se kanë parë një burrë në tokë i rrethuar nga policia. Sipas mediave kamioni është grabitur mëngjesin e sotëm ndërsa shoferi do të duhej të dorëzonte një porosi të një restoranti.

Kjo do të duhej të shpjegonte prezencën e tij në zonën pedonale. Autoritetet shprehen se janë telefonuar nga personi i cili drejtonte kamionin. Mediat raportojnë se në vendin e ngjarjes janë dëgjuar edhe të shtëna. Një person është ndaluar nga policia vetëm pak metra më larg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here