Rama u dedikon ‘vargje zemre’ shokëve: Keni mall më për Bashkinë? Bashkë do ta ndajmë qelinë…

0
122

Vijon të komentohet vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ti bllokuar hyrjen në SHBA Vangjush Dakos dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama për këtë vendim ekstrem.

Më i fundit është ai i gazetarit Ylli Dylgjeri, i cili i dedikon edhe një poezi jo vetëm dyshes Rama-Dako por edhe ish kryebashkiakut rilindas të Kavajës, Elvis Roshi.

Postimi i Ylli Dylgjerit:

Shokët

O shokët e mi të paharruar!
Më dhëmbi shumë që u ndamë
Sa kohë e shkurtër ka kaluar
Tenderat më në fund ju lanë…

DASH-i, o shok, na ndau fare
Keni mall më për Bashkinë?
Kur më prisnit për pazare
Ju thërrisja me një vërshëllimë!

Me mall, rrinimin deri vonë
Nuk linim asgjë pas dore,
Rilindja na lidhi me çdo horr
Na vunë dhe katër në fletore!

Dhe vjen një ditë e mallkuar
Qe e hedhim pas historinë
Do bashkohemi prap dorë për dore
Bashkë do ta ndajmë qelinë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here