Boçi: Shkollat mund të kthehen në bomba pandemike, mësimi me turne rrit kontaktet…

0
101

Viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator, dhe për Partinë Demokratike qeveria nuk ka marrë masat e duhura në një situatë të  vështirë pandemike.

I ftuar në ‘RTV ORA’, ish-deputeti Luçiano Boçi, shprehu shqetësimin se shkollat mund të shndërrohen në bombë pandemike, për shkak të numrit të madh të nxënësve në klasa.

Sipas tij, kushtet në shkolla lënë për të dëshiruar.

Luçiano Boçi: ‘’Jam i shqetësuar që shkollat tona mund të shndërrohen në bomba pandemike për shkak të grumbullimeve, sepse kushtet fizike nuk janë në lartësinë e shkollave të shëndetshme dhe të standardeve evropiane. Mjafton të bësh një investigim në higjienën e shkollave, mënyrën si e respektojnë, jo më pas të hysh në ngrohjen e ambienteve apo në elementë të tjerë të pastërisë e të higjienës e cila është skandaloze. Hyrja e nxënësve në shkollë duhet të bëhet në mënyrë ekologjike.”

Boçi u shpreh se mësimi me turne, rrit më shumë kontaktet e mësuesve me nxënësit.

Luçiano Boçi: ‘’Këtu kemi dy probleme. Problemi i shkollave të shembura nga tërmeti. Janë 143 shkolla që duheshin rindërtuar nga e para. Kryeminstri është prononcuar disa herë dhe ka shtyrë afatet e ndërtimit të tyre. Aktualisht nuk kemi shkolla gati, dhe një pjesë e madhe e nxënësve e mësuesvek anë emigruar në shkolla të tjera ku dhe janë mbipopulluar. Zgjidhjet që ofron ministria në këtë rast nuk janë të përshtatshme me situatën. Ka gjetur modalitetin e turneve, por rrit më shumë kontaktin e personelit në raport me nxënësit dhe në raport me familjet e tyre. Në rastrin konkret, ndërhyrja duhet të ishte e planifikuar. Shtimi i klasave duhet të ishte bërë.’’

Ish-deouteti tha se shteti duhet t’u sigurojë buxhetin shkollave, pasi për familjet shqiptare do jetë një kosto financiare shumë të madhe.

Luçiano Boçi: ‘’Maska parashikohet me një përdorim, në rastin kur ka mundësi financiare, por kostoja shkon rreth 20 mijë lekë. Për një familje shqiptare me të ardhura mesatare është një rritje goxha e madhe. Në momentin që ka dy fëmijë, është një rritje akoma më e madhe.  Por, kjo rritje është edhe për mësuesit. Do u hiqet nga paga e palëvizur për 7 vite dhe 20 mijë lekë të tjera. Kemi një kosto financiare shumë të madhe. Ajo paketa e rregullave nuk është një letër që u përplaset mësuesve, nxënësve dhe familjeve në fytyrë, por duhet të ishte një rregullore e shoqëruar me masa konkrete dhe reale financiare.’’

Intervistoi në studio Xhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here