Mblidhet Kryesia e LSI, Meta: Nga Konventa do dalë Komiteti i ri drejtues (Foto)

0
136

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodh në kuadër të Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së që do të zhvillohet në datat 3-4 dhjetor, dhe fillon nesër në orën 10:30, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse, teksa falënderoi të gjithë anëtarët e Kryesisë së LSI-së për kontributin e tyre në këtë mandat katërvjeçar.

Meta në fjalën e tij theksoi se nga Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së do të dali Komiteti i ri Drejtues i cili do të zgjedhë edhe kryesinë e re të partisë, që do e drejtojë atë për katër vitet e ardhshme.

“Është kënaqësi që zhvillojmë këtë takim, sepse është mbledhja e fundit e kryesisë së këtyre 4 viteve. Duke qenë se nesër është Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së, që do të zgjedhë Komitetin e ri Drejtues Kombëtar, dhe që do të zgjedhë kryesinë e re që do të drejtojë LSI-në katër vitet që vijnë. Me këtë rast unë shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin e shkëlqyer, që kemi patur gjatë këtyre katër viteve me të gjithë ju, për arritjet e përbashkët. Sidomos për suksesin e spikatur të zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013, por edhe atë të zgjedhjeve vendore të vitit 2015 ku roli, kontributi dhe angazhimi juaj ka qenë mjaft aktiv”,  theksoi Meta.

Sakaq, Kryetari i LSI-së theksoi gjithashtu se bashkëpunimi me kryesinë aktuale do të vazhdojë duke vlerësuar eksperiencën dhe kontributin e tyre.

“Padyshim që do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në kryesinë e re, në Komitetin e ri Drejtues, në çdo pozicion, pasi jam i bindur në angazhimin tuaj të vazhdueshëm për të afirmuar më tej vlerat më të mira që LSI-ja ka sjellë për gjithë këto vite në jetën politike të vendit dhe eksperienca dhe kontributi juaj janë gjithmonë një vlerë e jashtëzakonshme për të ardhmen e LSI-së gjithashtu”,  tha Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here