Interneti është një e drejtë themelore

0
151

 

netiNjë burrë pati ngritur padi, pasi si pasojë e ndryshimit të tarifave për dy muaj nuk kishte lidhje në internet. Për këtë periudhë, në bazë të vendimit, atij i takon një dëmshpërblim. Shuma nuk është e lartë, por sidoqoftë Gjykata Federale e ka vlerësuar rëndësinë e internetit si një komponent i rëndësishëm i jetës moderne, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me të drejtën e mobilitetit. Nëse dikush nuk lejohet ta përdorë makinën për një aksident automobilistik, për të cilin ai vetë nuk është fajtor, atëherë personi ka të drejtë të dëmshpërblehet.

Në argumentimin e vendimit të Gjykatës Federale ndër të tjera thuhet: “Pjesa dominuese e popullsisë në Gjermani çdo ditë përdor internetin. Në këtë mënyrë ai është zhvilluar si një medie, që karakterizon jetesën e pjesës më të madhe të popullsisë dhe në rast se interneti nuk mund të përdoret më, kjo e cenon ndjeshëm jetën e përditshme”.

 

Vendimi mirëpritet

Ministrja e Drejtësisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, e Partisë Liberal-Demokrate, u shpreh e kënaqur: “Ky vendim tregon se sa fondamental është bërë rrjeti për një jetë të informuar. Përmes tij pranohet se interneti është një e drejtë civile”. Ndaj në marrëveshjen e koalicionit qeveritar, sipas ministres, është përcaktuar, që nuk do të ketë sanksione, të cilat parashikojnë ndalimin e internetit.

Partia e piratëve konsideron se vendimi do të ketë “konsekuenca me efekt të gjerë” për politikën, siç shkruan në blogun e tij “tarzun.de” anëtari i kryesisë së kësaj partie Klaus Peukert. Nëse aksesi në internet konsiderohet si domosdoshmëri elementare, atëherë për ta paguar atë duhen marrë parasysh kostot edhe në shumën e asistencës për të papunët. Propozimet për t’ia bllokuar aksesin në internet atyre, që vazhdimisht shkelin të drejtat e autorit, tashmë i përkasin së shkuarës, shkruan Peukert. Ai shton: “Qeveria federale dhe qeveritë e landeve vazhdojnë të kenë një detyrë të qartë për ta realizuar, që aksesin në internet ta konsiderojnë si pjesë të kujdesit për interesin e përgjithshëm dhe që ta plotësojnë atlasin duke i shtrirë në mbarë vendin kabllot broadband”. /dw/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency