Princi i Britanisë së Madhe aksidentohet, policia jep detajet

0
140

“The Guardian“ ka publikuar njoftimin se Duka i Edinburgut nuk është plagosur.

Pallati Buckingham njoftoi se Duka i Edinburgut është përfshirë në një aksident rrugor ku makina me të cilën udhëtonte ishte përplasur me një automjet tjetër këtë pasdite

Aksidenti ndodhi në afërsi të pronës Sandringham.

Filipi, i cili u tërhoq nga jeta publike në gusht 2017, ka qëndruar bashkë me Mbretëreshën në Sandringham që nga Krishtlindjet.

Policia e Norfolkut tha se oficerët u thirrën në Estate Sandringham pak para orës 3 të pasdites pas raportimeve për një përplasjeje që kishte përfshirë dy makina.

Një zëdhënës i policisë tha se forcat e rendit, ato të ekuipazhit dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje ku bënë të mundur shoqërimin e dy personave të plagosur për në spital që udhëtonin me mjetin me të cilin u përplas makina e Princ Philipit.

Princi Philip është tërhequr nga të gjitha detyrat mbretërore me 4 maj 2017 në moshën 95-vjeçare.

Dorëheqja e Dukës së Edinburgut u njoftua në një takim urgjent e të fshehtë të zhvilluar në Buckingham Palace rreth dy vite më parë.


360grade.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here