Formulari A3 Katër hapat se si duhen zgjedhur degët për të qenë fitues

0
194

Vetëm 3 ditë kohë në dispozicion të kandidatëve për të plotësuar formularin A3. Rastet kur mund të zgjidhen degë të tjera dhe kur jo

 

fakulteti-filologjik-universiteti-i-TiranesDitën e hënë nisë aplikimi me formularin A3. Do të jenë vetëm dy ditë kohë në dispozicion të kandidatëve për të plotësuar formularin. Agjencia Kombëtare e Provimeve shpjegon procedurën e plotë se si do bëhet plotësimi. Fillimisht hapet adresa http://matura.akp.gov.al. Më pas shtypet butoni apliko dhe nisë plotësimi i të dhënave personale. “Te fushat e shfaqura duhet të plotësohen të dhënat e kërkuara duke pasur kujdes. Në fushën “Karta e Identitetit” duhet të vendoset numri personal. Pasi të keni plotësuar fushat e kërkuara, duhet bërë kujdes që informacioni të jetë i saktë sepse përdoret për verifikime të mëvonshme. Pas kësaj klikoni te butoni: “Identifikohu”. Pasi të keni klikuar te ky buton, tek adresa email-it të vendosur në fushën përkatëse do t’ju dërgohet një mesazh i cili jep informacion për përdoruesin (Username) dhe fjalëkalimin tuaj (Password), që mund ta përdorni për të hyrë në sistem”, – thuhet në udhëzimin teknik të AKP-së. Nëse të dhënat tuaja nuk janë të sakta do të shfaqet mesazhi “Kjo do të thotë se për të bërë aplikimin online ju duhet të paraqiteni detyrimisht pranë ambientit që ka caktuar Drejtoria/Zyra Arsimore e rrethit tuaj me dokumentin tuaj personal të identifikimit. Nëse të dhënat tuaja janë të sakta do të vazhdoni procedurat e aplikimit online sipas hapave të mëposhtme”. Sipas rastit shfaqen në ekran dritaret e mëposhtme:

 

Rasti i parë

Maturanti është shpallur fitues pas aplikimit me formularin A2, dhe është i pa regjistruar, pra nuk ka dorëzuar dokumentet pranë sekretarisë së fakultetit. Ky maturant do të lejohet të vazhdojë garën në raundin e dytë me preferencat e përzgjedhura në formularin A2.

 

Rasti i dytë

Maturanti është shpallur fitues pas aplikimit me formularin A2, jo në preferencën e parë. Në regjistrimin online ka konfirmuar vazhdimin e garës dhe është i regjistruar me dorëzim dokumentesh pranë sekretarisë së fakultetit. Ky maturant do të lejohet të vazhdojë garën te raundi i dytë me preferencat e përzgjedhura në formularin A2.

Kujdes: Nëse klikoni mbi butonin “konfirmo pjesëmarrjen në garë me A2”, nuk mund të anuloni veprimin më pas.

 

Rasti i tretë

Maturanti është shpallur fitues pas aplikimit me formularin A2 në preferencën e parë dhe është regjistruar në këtë program duke kryer dorëzimin e dokumenteve në fakultet.

Ky maturant nuk do të lejohet të vazhdojë garën në raundin e dytë.

Rasti i katërt

Fitues pas aplikimit me formularin A2, jo në preferencën e parë, i cili në regjistrimin online ka konfirmuar ndërprerjen e garës duke klikuar butonin: “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar” dhe ndërkohë është i regjistruar me dorëzim dokumentesh pranë sekretarisë së fakultetit. Ky maturant nuk do të lejohet të vazhdojë garën në raundin e dytë.

 

Rasti i pestë

Nuk ka plotësuar formulari A2 në raundin e parë. Kjo kategori maturantësh duhet të paraqiten në shkollat përkatëse me mandat pagesën prej 2’000 lekësh të bërë në një nga zyrat e Postës Shqiptare ose bankave të nivelit të dytë ku do të bëhet plotësimi i notës/pikëve mesatare në sistem. Pas kësaj procedure ky maturant do të lejohet të vazhdojë garën në raundin e dytë duke plotësuar formularin A3. Atij do t’i shfaqet dritarja, ku do të përzgjedhë programet e studimit në të cilat do të konkurrojë në të njëjtën mënyrë si tek formulari A2.

 

Plotësimi

Në pjesën e sipërme maturantit i shfaqen të gjitha gjeneralitetet si dhe pikët/nota mesatare e shkollës së mesme si dhe notat e marra gjatë provimeve të Maturës Shtetërore. Poshtë të dhënave personale të maturantit është një Drop Down List e cila i jep mundësinë atij që të përzgjedhë programet e studimit që ofrohen në raundin e dytë nga IALP-të. Pas përzgjedhjes, më poshtë, shfaqen pikët që maturanti grumbullon në këtë program studimi dhe pikët e fituesit të fundit në fazën e dytë të aplikimit me formularin A2. Duke i krahasuar pikët e tija të grumbulluara me këto të fundit, maturanti mund të marrë vendim që ta përzgjedhë ose jo atë program studimi. Për ta përzgjedhur një program studimi ai duhet të klikojë mbi butonin “Përzgjidhe Programin”. Sistemi informatik nuk të lejon që të përzgjidhem më shumë se 10 preferenca, por lejon që të fshihet ndonjëra prej tyre si dhe të rirenditen ato. Nëse duhet të hiqet një program studimi mjafton të klikohet tek butoni “Hiqe” ndërsa për t’i rirenditur në kutizat anësore duhet të shtypim renditjen e re te propozuar dhe më pas klikojmë mbi butonin poshtë “Ruaj Renditjen” (Kujdes! Gjatë vendosjes se renditjes se re nuk duhet te kemi përsëritje numrash). Në adresën e email-it të deklaruar gjatë logimit të maturantit në sistem, sipas rastit ju vijnë mesazhet e mëposhtme: Konkurrentit që ka aplikuar në raundin e parë me formularin A2 dhe konfirmon pjesëmarrjen në garë në raundin e dytë, i dërgohet nga sistemi email-i i mëposhtëm: “Ju keni konfirmuar pjesëmarrjen në garë tek faza e A3 me preferencat e zgjedhura tek formulari A2” Konkurrentit që aplikon në raundin e dytë me formularin A3 i dërgohet email-i i mëposhtëm: Ju jeni keni plotësuar me sukses formularin A3, si më poshtë: 1 – Histori 2 – Gjeografi 3 – Gjuhë – Letërsi 4 – Gazetari 5 – Biologji Ky është një shembull ilustrues. Çdo maturanti i shfaqen preferencat e tij të përzgjedhura.

 

 

 

Nikolla: Të rishikohen tekstet e gjuhës shqipe

Rishikimi dhe hartimi i teksteve më të mira të gjuhës shqipe, por edhe teksteve të tjera, do të jetë një sfidat e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ministrja Lindita Nikolla ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë ekspertëve të gjuhës për të rikthyer sërish vlerat e saj të cilat ndër vite po asimilohen. Ajo u shpreh se komunikimi ndëretnik duhet të ekzistojë, por në plan të parë duhet të jetë zhvillimi i gjuhës së vendit, pa harruar bashkëpunimin dhe integrimin me fqinjët. “Duhet të bëjmë çfarë është e mundur për ruajtjen dhe respektimin dhe pasurimin e saj. Hartimi dhe rishikimi i saj, fryma e edukimit të tolerancës, paqes, respektin për diversitetin, perspektivave intriguese, do ishte një shërbim më vlerë që ne do t’u bënim kombeve tona dhe gjeneratës tjetër. Do mirëprisnim me kënaqësi nga ju gjuhëtarë dhe shkencëtarë idetë tuaja, sugjerimet tuaja. Sfidat, problemet t’i shikonim së bashku, që politikat të jenë më të mira arsimore, duke qenë të gjithë përgjegjës për të ardhmen e kombeve tona”, – tha Lindita Nikolla. Të njëjtin mesazh kanë përcjellë edhe gjuhëtarë të njohur në vend gjatë konferencës ndëretnike të komunikimit të mbajtur në Tiranë. Ata kanë kërkuar më shumë bashkëpunim me kolegët e tyre fqinjë dhe integrim edhe të elementëve gjuhësorë të këtyre shteteve në tekstet shqiptare, duke mos i diskriminuar, por duke nxitur rolin e bashkëjetesës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency