Vettingu, drejtësi popullore apo gjykatë ushtarake?   

0
191

Vettingu, drejtësi popullore apo gjykatë ushtarake?

Nga Sokol Paja

Shkarkimi i disa gjyqtarëve dhe prokurorëve nga organet e Vettingut për faktin se nuk kalojnë testin e pasurisë, ngjason me një gjyq ushtarak komunist. Ashtu si pas 45-ës ku komunistët rrafshuan gjithçka, u morën pasurinë kundërshtarëve duke i shpallur kulakë dhe armiq, edhe gjyqet e fundit të Vettingut me atë se çfarë po shohim, ngjasojnë me gjykatat ushtarake me fokus të vetëm pasurinë. Një gjyqtar, një prokuror, një njeri i drejtësisë si fillim duhet vlerësuar profesionalisht. Si ka dhënë drejtësi, njeriu i drejtësisë? Kjo është pyetja profesionale që duhet të ndiqet në gjykimin dhe vlerësimin e njerëzve të drejtësisë. Gjykimi vetëm pasuror është i pamjaftueshëm, tërësisht tendencioz, i rrezikshëm, sigurisht edhe jo professional. Po gjykohet dhe kontrollohet një njeri i drejtësisë dhe jo një drejtor tatimesh. Si shpjegohet fakti që asnjë njeri i drejtësisë nuk është shkarkuar si shkak kontrollit të figurës apo vlerësimi i aftësive profesionale por për vlerësimin e pasurisë? Drejtësia e re duhet të shërohet duke filluar nga themelet  jo nga koka. Më shumë sesa një pasuri e krijuar në mënyrë të paligjshme nga një njeri i drejtësisë, duhet hetuar fuqimisht dhe thellësisht dëmi i shkaktuar nga vendimmarrja me qëllim krijimin e kësaj pasurie të paligjshme. Them se Vettingu ngjan me një gjykatë ushtarake komuniste sepse mjaftohet vetëm me largimin e një njeriu nga drejtësia pa dhënë llogari më pas, duke i thënë se ke pasuri të pajustifikuar dhe nuk i thotë se në cilat rastë ka bërë korrupsion, si i ka vjedhur qytetarët, kur dhe ku ka marrë vendime në dëm të qytetarëve dhe të republikës, cili është problemi ligjor, moral dhe profesional i këtij njeriu që ikën. Të larguarit duhet të japin llogari si fillim profesionalisht më pas ekonomikisht dhe moralisht.  Reforma e drejtësi nga një drejtësi popullore e themeluar nga ushtruesi i sovranitetit të popullit, sot me bindje mund të themsi se ngjan as më pak dhe as më shumë me një gjykatë ushtarake komuniste. Vettingu solli një paralizë të institucioneve të drejtësisë. Gjykata Kushtetuese pothuajse e shkrirë, s’ka më anëtarë për një vendimmarrje, Gjykata e Lartë në minimum ekzistencial dhe në pamundësi vendimmarrje, një Prokurori e përfolur më shumë se kurrë, në iligjitimitet dhe në humbje totale të besimit të publikut. Organe të reja të drejtësisë që u krijuan për të shëruar sistemin por në të vërtetë kanë krijuar një problem edhe më të madh në system. Drejtësia e së ardhmes duhet pastruar nga e kaluara dhe shëruar nga e tashmja.

Pikë së pari nga drejtësia duhet të largohen ato gjyqtarë e prokurorë me të shkuar komuniste, që kanë burgosur, torturuar e internuar njerëz. Duhet të largohen ata gjyqtarë e prokurorë që kanë lidhje me ish sigurimin e shtetit. Drejtësia kurrë nuk mund të vijë nga dora e xhelatit. Gjyqet e vettingut ngjallin disa pikëpyetje që përbëjnë anën problemore të reformës në drejtësinë e pseudoreformuar:

Çfarë dëmi i kanë shkaktuar shtetit dhe qytetarëve shqiptarët drejtësidhënësit që po ikin? A duhet t’ju merret pasuria e vënë në kundërshtim me ligjin? Cilat janë vendimet problematike? Cili ka qenë dëmi i vendimmarrjes së njëanshme? Si do procedohet me pasurinë e paligjshme? Po për vendimet e tyre njerëzit që ikën kur do japin llogari? Njerëzit e prekur nga vendimmarrja e paligjshme a kanë të drejtë të rihapin nga e para process gjyqësor? Çfarë do bëhet me njerëzit e drejtësisë që s’do jenë më pjesë e procesit? Sa të rrezikuar janë nga bota e krimit dhe kontaktet e pambrojtura me këtë mjedis të kontaminuar? Kush do i mbrojë të pambrojturit? Si do të zëvëndësohet gjithë ajo trupë dhe ajo eksperiencë e kapital njerëzor, institucional e profesional? A mund të bëhet drejtësia me viktima të drejtësisë? Kujt i intereson dhe kujt do i shërbejë një drejtësi e brishtë dhe kontrolluar?

P.S: Ky shkrim është pjesë e Projektit të Institutit Shqiptar të Medias  “Media dhe Reforma në Drejtesi”. Opinionet dhe  gjetjet e shkrimit janë të autorit

 

————–

Aleatët: Sulmi ndaj Sirisë i ligjshëm dhe i justifikuar

 

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca thonë se sulmi i tyre ajror ndaj objekteve të programit të armëve kimike të Sirisë ishte i bazuar në ligjin ndërkombëtar. Duke folur gjatë takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit, të kërkuar nga Rusia, përfaqësuesit e tre vendeve aleate thanë se sulmi ishte i nevojshëm për të parandaluar përdorimin e mëtejshëm të armëve luftarake të paligjshme dhe çnjerëzore. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Margaret Besheer, njofton nga selia e Kombeve të Bashkuara.

Ambasadori i Rusisë në OKB shprehu revoltimin e Moskës për sulmin e koordinuar ndaj depove të armëve kimike të Sirisë dhe të qendrave të saj kërkimore. “Kërkojmë të ndalojë menjëherë agresioni dhe të hiqet dorë nga përdorimi i forcës së paligjshme në të ardhmen”, tha ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Dje, një ekip inspektorësh i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike mbërriti në Damask për të hetuar në qytetin Douma. Zoti Nebenzia kritikoi tre fuqitë perëndimore për kryerjen e sulmeve ajrore përpara se ekipi i inspektorëve të përmbushte detyrën dhe të nxirrte konkluzionet. “Kështu i doni të zhvillohen tashmë marrëdhëniet ndërkombëtare? Ky është huliganizëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe jo huliganizëm i vogël, pasi bëhet fjalë për fuqi kryesore bërthamore”, deklaroi ambasadori rus.

Tre fuqitë perëndimore iu përmbajtën pikëpamjes se sulmet ishin të justifikuara, legjitime dhe proporcionale. “Mbrëmë, goditëm me sukses në zemër të sistemit të armëve kimike të Sirisë dhe jemi të sigurtë se kemi dëmtuar programin sirian të armëve kimike. Jemi të gatshëm ta ruajmë këtë presion, nëse regjimi sirian do të testojë me pamendësi vullnetin tonë”, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley.

Rusia u shpreh gjithashtu se sulmet bien në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së. Ambasadori i Francës nuk ra dakord. “Do ju kujtoja se ajo kartë nuk u hartua për të mbrojtur kriminelë”, tha ambasadori francez në OKB, Francois Delattre.

Ambasadorja e Britanisë tha se veprimi ushtarak ishte i kufizuar dhe shmangu viktimat në radhët e civilëve. “Mbretëria e Bashkuar mendon se ishte e drejtë dhe e ligjshme ndërmarrja e veprimit ushtarak, së bashku me aleatët tanë më të afërt, për të lehtësuar vuajtjet e mëtejshme njerëzore duke degraduar aftësitë e regjimit sirian për armë kimike dhe duke parandaluar përdorimin e tyre”, tha ambasadorja e Britanisë në OKB, Karen Pierce. Rusia dështoi në përpjekjen për të miratuar një rezolutë që do të dënonte sulmin, duke marrë vetëm 3 vota pro, nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit/ VOA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here