Nuk i kishte shlyer borxhin, korçari merr peng 52 vjeçarin dhe arrestohet

0
174

Një 40-vjeçar në Korçë është arrestuar pasi ka mbajtur peng për 30 minuta një tjetër shtetas.  Kjo pasi ky i fundit i kishte marrë borxh një sasi parash që ende nuk ia kishte kthyer.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: K. F., 40 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here