Java ka nisur e kthjellët, por mesdita deri të mërkurën pritet të sjellë vranësira.
Prej të mërkurës, temperaturat do të pësojnë rritje të ndjeshme me disa gradë. Edhe Shqipëria do të preket nga një valë e të nxehtit që ka prekur Europën, por do jetë periferike, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve pjesa tjetër e mbetur e muajit Gusht do të jetë me temperatura të përshtatshme për pushuesit që duan të shijojnë plazhin.