Krahasoi spitalet në Shqipëri me Gjermaninë, Vasili: Rama ka nevojë për një Psikiatër…

0
118

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga spitali i Vlorës se kushtet në spitalet e vendit janë të njëjta me ato që kanë qytetarët e BE në Gjermani, Francë dhe Itali.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili thotë se pas një krahasimi të tillë kreut të qeverisë i duhet bërë një analizë për shëndetin mendor. Duke ironizuar deklaratat e kreut të qeverisë, i cili pasi vlerësoi shëndetësinë sulmoi LSI dhe PD, Vasili thotë se Edi Rama duhet vizituar nga një mjek kafshësh.

“Rama ka nevoje për një Psikiatër Veterinar!! Prapë ky idiot thotë kemi spitalet si në Gjermani, Angli dhe Francë. Ky ka nevojë urgjente për trajtim nga Psikiatria Veterinare.(Psikiatria e Kafshëve). Kolegë veterinerë bëni diçka, mjekësia humane duket qarte që ka dështuar me ketë të marrë”,- shprehet Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here