“Mendova se do vdisja”/ Studentja në Afganistan: Nuk dihet se sa kufizime do të ketë për gratë

0
108

Studentja 22-vjeçare në Afganistan Aisha Ahmad ka treguar përvojën e saj këto ditë që vendi është pushtuar nga talebanët. Në një intervistë për CNN, ajo është shprehur se ka frikë për të ardhmen dhe se për një çast mendoi se ky ishte fundi.

 Në aeroport kishte mijëra njerëz, të cilët shumë ishin edhe pa pasaporta. Turmat u shtynë nga policia. Fëmijët dhe gratë ishin në tokë. Mendova në një moment se ky është fundi dhe unë do të vdes,” tha ajo.

Ahmad gjithashtu shtoi se nuk u beson talebanëve edhe pse thonë se kanë ndryshuar.

“Disa njerëz thonë se talebanët kanë ndryshuar, të tjerë thonë se nuk kanë ndryshuar.  Për të qenë e sinqertë tani nuk i besoj talebanët,” shtoi ajo

Ajo më tej shtoi se nuk dihet se sa kufizime do të ketë nag talebanë për gratë dhe vajzat në Afganistan.

“Patjetër që do të ketë kufizime për gratë, por ne nuk e dimë sa. Njerëzit nuk janë shumë jashtë, dhe ata nuk e dinë se si do të jetë aktiviteti i tyre i përditshëm kur jeta të kthehet në normalitet. A do t’i detyrojnë dyqanet të mbyllen gjatë kohës së namazit? A do të ketë ndëshkim për të mos shkuar në xhami, a do t’i detyrojnë njerëzit për të shkuar? … Askush nuk e di, “ shtoi ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here