Droga, llojet dhe pasojat e përdorimit të saj

1
34780

downloadperdorimi-i-drograve-3

“Sipas studimit 5.4% e të anketuarve kishin eksperimentuar me kanabis, 4% me ekstazi, 1.4% kishin përdorur heroine dhe 1.6% kishin përdorur kokainë, ë moshën 14-18 vjeç”

Anesti Barjamemaj

Në Shqipëri përdoruesit e drogës po rriten me ritme të larta dhe moshat janë shumë të ndryshme. Por edhe pse të gjithë kanë dëgjuar për pasojat e saj, përsëri përdoruesit shtohen çdo ditë e më tepër. Demokracia në Shqipëri solli shumë të mira, por nuk munguan edhe anët negative, siç ishte përhapja e drogës.  Lëndët narkotike u shfaqën si një problem që përdoreshin nga pak persona, por më pas ky problem u bë masiv. Sot ata që numërohen si konsumatorë janë në një numër shumë të madh dhe shifrat janë alarmante. Me hapjen e shoqërisë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ,një produkt i ri deri diku edhe i panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe siç ishte droga u fut në vendin tonë. Droga ishte një produkt pak i njohur si për specialistët që merreshin me problemet shëndetësore ashtu dhe për masën e gjerë të popullsisë, sidomos për të rinjtë që shtyheshin edhe nga kurioziteti. Deri në fillim të viteve 90 kishte shumë pak ose aspak përdorues të drogave “të forta”, siç mund t’i quajmë. Drogat më të përdorshme deri në atë kohë ishin duhani, alkoli si dhe disa preparate farmaceutike.  Trafikimi i drogave është një nga  aktivitetet  ilegale më fitimprurëse të krimit të organizuar së bashku me trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave. Shqipëria nuk përbën vetëm një rrugë tranziti të drogave ilegale, por ajo është vendi ku droga kultivohet Cannabis Sativa, prodhohet, tregtohet lokalisht dhe abuzohet. Shqipëria është një ndër vendet me prodhimin më të lartë të lëndëve narkotike në Evropë, dhe njihet si një vend eksportues. Kultivimi vitet e fundit ka qenë një problem shumë i madh dhe ka krijuar shumë dabete në politikë.

Përdoruesit e drogave

Një numër i saktë të përdoruesve të drogës në Shqipëri nuk ka pasi shumica e tyre e përdorin ilegalisht. Por  në një studim të kryer kohët e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me organizma të tjerë kombëtarë, dalin disa statistika të cilat janë të vlefshme ë të matur shkallën e përdoruesve. Sipas Youth Risky Bihevior Survey i cili ka kryer një studim në shkolla me të rinjtë e moshave 14-18 vjeç tregohen shifra të cilat janë pak të larta.  Në këtë studim rezulton se ka përdorues (ose që kanë provuar vetëm një herë) droge. Sipas studimit 5.4% e të anketuarve kishin eksperimentuar me kanabis, 4% me ekstazi, 1.4% kishin përdorur heroine dhe 1.6% kishin përdorur kokainë. Me moshën që anketuar duken se shifrat janë shumë të larta pasi të gjithë janë minoren. Kjo tregon se përdorimi drogave fillon që në adoleshence dhe vazhdon për në vitet e tjera të jetës. Sipas studimit të SYRB, kryeqyteti mban numrin më të madh të përdoruesve të drogës të cilët janë adoleshentët dhe të rinjtë. Instituti i Shëndetit Publik, por edhe qendrat të cilat i trajtojnë ato, raportojnë për një numër në rritje të rasteve të personave të cilët marrin lëndë narkotike në Tiranë. Nga viti në vit niveli i përdorimit të drogave nga të rinjtë shqiptarë numri i përdoruesve të drogës ka një trend në rritje, por ajo që mbetet më problematike është se këta përdorues janë adoleshentë. Ky problem ka vite që është shumë shqetësues por përsëri nuk janë marrë masa për të rregulluar diçka. Për shumë arsye adoleshentet janë të ekspozuar nga drogat dhe rreth 6-7 për qind e të rinjve përdorin drogë duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri tek kokaina, heroina, me injeksione. Rreth 7-9 përqind e të rinjve të shkollave të mesme janë ekspozuar ndaj drogave në mjediset shkollore ose rreth tyre. Pra, u është ofruar përdorimi i një droge pranë mjedisit të shkollës, çka do të thotë që trafikantët e drogës, funksionojnë tashmë kudo, edhe pranë shkollave. Por disa nga nxënësit e shkollave janë  edhe vet shpërndarës droge nëpër shkolla, gjë që ndikon në rritjen e numrit të lartë të përdoruesve.  Vihet re një numër më i madh i përdoruesve meshkuj dhe përdoruesit më të shumtë janë të rinjtë e zonave urbane, kryesisht qytetet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Vlora etj, por edhe në fshatra  përdoruesit po shtohen me ritme të larta.

Çfarë është droga?

Flasim për drogë, por pak e dimë kuptimin e saj, se çfarë do të thotë saktësisht. Sipas Organizatën Botërore të Shëndetësisë drogë cilësohet çfarëdo substance që duke u futur në një organizëm të gjallë modifikon një ose më shumë funksione të tij. Sipas këtij përkufizimi lë të kuptohet se drogat janë në një numër shumë të madh, pasi ka shumë substanca të cilat kanë këto efekte. Ndërsa me drogë abuzive kuptojmë çfarëdolloj  substance, e marrë në cilëndo formë të mundshme që turbullon humorin, nivelin e perceptimit dhe funksionin cerebral. Sipas këtij përkufizimi merren parasysh drogat e ligjshme, si duhani apo alkooli, si dhe ato të paligjshmet: hashishi, heroina, kokaina, drogat sintetike, etj. Në të dyja rastet, drogat kanë efekte negative në trupin e njeriut dhe janë një problem shumë i madh.  Droga është një substancë që sjell ndryshime fizike dhe psikologjike. Droga është në shumë forma të ndryshëm nga njëra-tjetra. Ajo mund të jetë në formën e ngurtë, e lëngshme (alkooli), ose e gaztë (inhalante). Pavarësisht nga drogat e përdorura të gjitha janë të dëmshme dhe kanë efekte tek përdoruesit e më tej. Përdorimi i drogës ndikon tek shëndeti, puna, jeta personale, në familje dhe në rrethin shoqëror. Për të ndryshuar mënyrën sesi ndjehen sepse duan që të ndjehen më mirë ose thjesht ndryshe. Arsyet sepse përdoren drogat janë të shumta; disa besojë në dobishmërinë e tyre dhe i përdorin, por në fund rezulton e kundërta. Disa të tjerë i përdorin për tu çlodhur, për tu argëtuar. Por arsyeja e cila ka shtuar shumë përdoruesit kohët e fundit është, që të bëhen pjesë e shoqërisë. Nëse je në një shoqëri e cila është konsumatore e drogës, duhet që edhe ti të bëhesh si shumica për të mos ngelur vetëm.

Shumë llojshmëria e drogave dhe efektet e tyre përkatëse

Droga ndahet në lloje të ndryshme, sipas efekteve por edhe sipas formës që ajo është. Nga përkufizimi i OBSH-së, droga është në  shumë lloje dhe shumë efekte, por për ti saktësuar do ti marrim me radhë. Një prej llojeve të drogave janë depresantët, e cila ka një sur pasojash negative për trupin e njeriut. Depresantët janë droga që ngadalësojnë funksionin e trupit duke përfshirë edhe mesazhet për dhe nga truri. Ato ndikojnë në përqendrimin dhe koordinimin dhe ngadalësojnë aftësinë për t’ju përgjigjur situatave të papritura. Në sasi të mëdha mund të shkaktojnë humbje të vetëdijes, të vjella e deri në vdekje. Por te depresesantet futen shumë droga të cilat kanë specifikat e tyre.

Depresantët dhe Mariuana

Depresantët janë droga që përdoren më shumë nga te rinjtë, të cilët  përdorin më shumë alokolin si një nga drogat e para. Përdoruesit e marjuanës, hashashit dhe gjithë spektrit të kanabis, heqin kuriozitetin për drogat, por dhe gjithashtu me marjuanën ngjisin shkallën e parë të përdorimit të drogave dhe duke e gjetur marjuanën të pamjaftueshme për të marrë ndjenjë dhe eksperienca të mira, kalojnë në droga më të rënda. Gjithashtu marjuana shpesh rëndon dhe fsheh çrregullimet e tjera mendore që mund të fillojnë në moshat e reja, dhe ngadalëson shumë aktivitetin fizik dhe procesin e të mësuarit.  Mariuana është një drogë e cila futet tetë fortat, por përsëriështë një ndër drogat e para që njihen të rinjtë. Në ndryshim me çfarë mendohej më përpara kanabis konsiderohej drogë e lehtë dhe e parrezikshme, tani studimet tregojnë për prekjen dhe të shumë sistemeve të organizmit nga përdorimi i marjuanës (melci, zemër),etj. Të dyja organet që prek kjo drogë janë shumë jetësore, për njeriun por përsëri të rinjtë nuk mendohen gjatë.

Alkooli

Por edhe alkooli është një drogë, dhe si e tillë ka efekte të shumta.  Problemi i pirjes së alkoolit, që shprehet në marrjen e përsëritur të tij, konsiderohet nga shumë mjekë si një mjet për të lehtësuar ankthin dhe si një zgjidhje e problemeve të tyre emocionale të momentit. Në varësitë alkoolike, depresioni është shpesh prezent dhe duhet të vlerësohet me kujdes, gjithashtu alkooli është shumë problem për vetëvrasje, krime brenda familjes, sjelljeve agresive dhe sulme fizike e vjedhje nën veprimin e alkoolit. Edhe pse duket si një drogë e lehte dhe nuk dënohesh për posedimin apo për pirjen e tij, përsëri kjo drogë ka shumë efekte. Në intoksikacion nga alkooli (dehje) vihen re shumë shenja fizike si lëshimi emocional, vështirësi për të folur drejt dhe marrje mendsh dhe vështirësi ekuilibri.

Stimulatet

Drogat stimuluese shpejtojnë funksionet e organizmit. Si rrjedhim personi që merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm dhe i sigurt tek vetja. Ato rritin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut. Stimulantët pakësojnë oreksin, sjellin pagjumësi dhe e bëjnë përdoruesin që të flasë pa pushim apo të jetë pak nervoz. Marrja e sasive të mëdha të stimulatëve shkakton ankth, panik, kriza, dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet dhe paranojë. Stimultantët e fortë mund të maskojnë disa nga efektet e depresantëve si për shembull alkooli. Këto janë droga edhe pse kanë shumë efekte përsëri nuk janë shumtë forta, pasi përdorimi i llojeve të tjera ka pasoja shumë të rënda.

Kokaina

Kjo lloj droge është shumë e rëndë dhe përdoruesit e saj, duhet që të kalojnë nga drogat më të lehta për të shkuar të përdorimi i saj. Por tundimi i shumë njerëzve bën kjo drogë të jetë shumë e përdorur, nga mosha të ndryshme. Efektet  e saj në fillim duken si pozitive  pasi në fillim për 2-3 minuta, përdoruesi ka një ndjenjë të shtimit të energjisë, eufori, dhe eksitim. Efekti zgjat 30 min ose 1 orë, dhe është një drogë mjaft e rrezikshme që zhvillon shumë shpejt tolerancën dhe dozat duhet të ngrihen me shumë marrje gjatë ditës, duke kaluar dhe në përdorim të kokainës, që është shumë e rrezikshme. Ajo rrit shumë rrezikun për vetëvrasje . Kjo drogë mban vendin e parë për vetëvrasje te përdoruesit, shumë përdorues të saj nga depresioni kanë bërë këtë akt. Jep shumë komplikacione, ndjenjë të persekutimit, njerëz që e ndjekin dhe duan ta vrasin, që mund të arrijë në një shpërthim të psikosëz dhe në sjellje agresive. Ankthi, luhatjet e humorit dhe gjendjet delirante janë të pranishme në përdoruesit e kokainës. Vdekjet nga kokaina ndodhin për shkak të arrestit të zemrës, aritmive. Përdorimi i saj sjell një varësi dhe trupi pasi fillon ta konsumosh e kërkon vet duke shtuar shumë dozat që sjellin edhe vdekjen e njerëzve.

Haluçinogjenët

Nga vet emri kjo lloj droge shkakton halucinacione tw përdoruesit. Drogat haluçinogjene shndërrojnë mënyrën se si një person sheh ose imagjinon atë që e rrethon. Personat që marrin haluçinogjene mund të shohin apo dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnë, ose mund të shohin gjëra të tjetërsuara. Efekte të tjera të haluçinogjenëve janë zmadhim i pilulave të syrit, ikja e oreksit, rritja e lëvizjeve, të folura dhe të qeshura të tepruara, eufori emocionale dhe psikologjike, shtrëngim të nofullave, panik, djersitje, paranojë, humbje të kontaktit me realitetin, sjellje të çuditshme dhe të paarsyeshme, dhimbje në stomak dhe përzierje. Meqenëse efektet e haluçinogjenëve janë të ndryshme është e pamundur që të parashikohet se si ata mund të ndikojnë tek njeri apo tek tjetri në një kohë të caktuar. Përdoruesit e këtyre lloj drogave nuk janë vetvetja kur janë nën efektin e saj, pasi veprimet e tyre janë shumë të pakuptueshme.

Varësia nga drogat

Përdoruesit e drogave, në fillim e shikojnë si një lloj ose si një shuajtje të kuriozitet, por më vonë ata bëhen shumë të varur nga këto droga. Një person krijon vartësi nga drogat pas përdorimit të vazhdueshëm dhe afatgjatë të saj. Personi i varur ka nevojë që të përdorë drogë që të ndihet normal ose që të mos ketë simptoma të pakëndshme të tërheqjes. Varësia mund të jetë fizike, psikologjike ose të dyja bashkë. Një person i varur nga droga fizikisht është mësuar që të funksionojë me drogë. Nëse nuk përdor drogë për një kohë të gjatë, personi mund të kaloj në depresion apo të ketë probleme të theksuara mendore. Kur ai është i varur droga për të është një qetësi.  Një person që varet psikologjikisht nga droga, mendon se nuk mund të funksionojë siç duhet apo të arrijë kënaqësitë emocionale pa përdorur drogë. Droga në jetën e tij duket sikur plotëson diçka që i mungon.

Tërheqja nga droga

Nëse një person që merr drogë e ndërpret atë ose e pakëson sasinë që merr, atëherë tek ai ose ajo mund të shfaqen simptoma fizike sepse trupi e ka të vështirë të funksionojë pa drogë. Simptomat e tërheqjes janë të ndryshme, sipas llojit të drogës dhe personit përdorues, por në përgjithësi ato përfshijnë depresionin, irritime, ngërçe, të përziera, djersitje dhe pagjumësi. Por përsëri shumë persona kanë mundur që të dalin nga droga. Edhe pse kanë pasur probleme të shumta shëndetësore, përsëri me mjekime  kanë arritur që të rehabilitohen përsëri.

Llojet kryesore të depresantëve

Alkooli

Marjuana

Benzodiazepinat

Barbitudet

GBH

Opiatet

Inhilantet

Llojet kryesore të haluçnogjenëve janë

Datura(bimë)

Katemina

LCD(acid dietilmid )

Këpurdhat magjike

Meskalina

PCP

Marjuana

Ekstazi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here