Conte si De Biasi “ha” koka trajnierësh. Largohet pas humbjes Del Boske

0
652

Pas humbjes ndaj Italisë pasditen e së hënës me rezultatin 2-0, trajneri Del Boske e ka lënë pezull të ardhmen e tij në stolin e Spanjës, duke thënë se për këtë do të flasë me presidentin e federatës. “Do flas me presidentin. Kemi nevojë të rishohim të ardhmen, sepse në muajin shtator duhet të jemi të përqendruar”,-ka thënë ai sipas gazetës spanjolle “Marca”.

Trajneri i thuri elozhe edhe “axurrëve”, duke i cilësuar si më të fortë fizikisht me më potentë. Ai u shpreh se skuadra e drejtuar prej tij luajti një pjesë të parë të dobët dhe shtoi se ekipi reagoi në pjesën e dytë, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës.

Ndërsa gazeta spanjolle “Marca” flet për mbylljen e një cikli, i cili filloi në vitin 2008 dhe mbaron sot me Italinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here