Fillojnë subvencionet Kriteret për kompensimin e fermerëve, formulari i aplikimit

0
184

Fermeret-brenda-ne-sereDo të bëhet kompensimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) që fermeri ka paguar në blerjen e imputeve bujqësore dhe kafshëve të racës, të tilla si: plehrat kimike, pesticide, farëra, fidanë frutorë, mëshqerra racë e pastër, të imëta racë e pastër, material biologjik për ndërzim, ushqime për kafshë etj.

 

Ka filluar kompesimi i fermerëve për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH). Vendimi më i fundit i qeverisë parashikon të gjithë hapat që duhet të ndjekin fermerët për të marrë kompensimin. “Do të bëhet kompensimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) që fermeri ka paguar në blerjen e imputeve bujqësore dhe kafshëve të racës, të tilla si: plehrat kimike, pesticide, farëra, fidanë frutorë, mëshqerra racë e pastër, të imëta racë e pastër, material biologjik për ndërzim, ushqime për kafshë, materiale për bletarinë, plastmasë për sera”, – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

 

1. Kriteret për plehrat kimike

 

a) Përfitojnë kompensim të TVSH-së:

– Fermerët individualë

– Subjektet me status fizik dhe juridik

– Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB)

– Subjektet me status juridik dhe fizik, si dhe SHBB-të përfitojnë vetëm në rastet kur merren me prodhim produktesh bujqësore dhe nuk përfitojnë ato që merren me tregtim imputesh bujqësore.

b) Kriteret e përfitimit të kompensimit

– Blerja e plehut kimik të jetë e vërtetuar me faturë shitjeje, e shoqëruar me kupon tatimor;

– Fermerët individualë kompensohen për sipërfaqet e tokës deri në 10 ha për të gjitha llojet e kulturave bujqësore

– Subjektet me status juridik, si dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor kompensohen për sipërfaqet e tokës deri në 50 ha për të gjitha llojet e kulturave bujqësore

– Normativat e plehrave të përdorura të vlefshme, për kompensim do të jenë: plehra azotike 4 kv/ha, plehra fosforike 3 kv/ha, plehra potasike 2 kv/ha dhe plehra të përziera 3 kv/ha. Në të gjitha rastet llogaritja është me kuintal pleh fizik

– Çmimi maksimal i plehut do të jetë 110 lekë/kg

– Në rastet e kultivimit të serave, normat e plehut të përdorur do të jenë 50% më të larta se sa ato të cituara më lart

– Përfituesi duhet të paraqesë dokument për tokën bujqësore, e cila mund të jetë në pronësi, në përdorim ose me qira

– Pranohet për dokument pronësie: certifikata e pronësisë ose vërtetim pronësie nga ZRPP-ja /akti i pronësisë së tokës sipas ligjit 7501/vërtetim pronësie nga komuna ose bashkia (sipas formatit bashkëngjitur)

– Subjektet me status fizik dhe juridik, si dhe SHBB-të duhet të paraqesin dokumentin e regjistrimit në QKR.

c) Procesi i aplikimit për kompensim

– Aplikimi fillon më 1 janar dhe përfundon më 30 tetor 2013;

– Aplikimi bëhet pranë zyrave të bujqësisë në çdo rreth

– Zyra e bujqësisë në rreth, pas marrjes së kërkesave, plotëson formularin e pranimit të kërkesës

– Të gjitha kërkesat për rrethin regjistrohen në regjistrin e aplikimeve për rrethin dhe firmosen nga përgjegjësi i bujqësisë së rrethit dhe përgjegjësi i shërbimit këshillimor të qarkut

– Formularit të pranimit të kërkesës duhet t’i bashkëngjiten: fotokopje e kartës së identitetit, fatura e shitjes dhe kuponi tatimor, dokumenti i tokës bujqësore, vërtetim banke për numrin e llogarisë, dokumentin e regjistrimit në QKR

 

2. Kriteret për pesticidet

a) Përfitojnë kompensim të TVSH-së:

– Fermerët individualë;

– Subjektet me status fizik dhe juridik

– Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB)

– Subjektet me status juridik dhe fizik, si dhe SHBB-të përfitojnë vetëm në rastet kur merren me prodhim produktesh bujqësore dhe nuk përfitojnë ato që merren me tregtim imputesh bujqësore.

b) Kriteret e përfitimit të kompensimit

– Blerja e pesticideve të jenë e vërtetuar me faturë shitjeje e shoqëruar me kupon tatimor;

– Normativat e pesticideve të përdorura, të vlefshme për kompensim

– Përfituesi duhet të paraqesë dokument për tokën bujqësore, e cila mund të jenë në pronësi, në përdorim ose me qira

– Pranohet për dokument pronësie: certifikata e pronësisë ose vërtetim pronësie nga ZRPP / akti i pronësisë së tokës sipas ligjit 7501/vërtetim pronësie nga komuna ose bashkia

– Subjektet me status fizik dhe juridik, si dhe SHBB-të duhet të paraqesin edhe dokumentin e regjistrimit në QKR.

c) Procesi i aplikimit për kompensim

– Aplikimi fillon më 1 janar dhe përfundon më 30 tetor 2013

– Aplikimi bëhet pranë zyrave të bujqësisë në rreth

-Zyra e bujqësisë në rreth, pas marrjes së kërkesave, plotëson formularin e pranimit të kërkesës

– të gjitha kërkesat për rrethin regjistrohen në regjistrin e aplikimeve për rrethin dhe firmosen nga përgjegjësi i bujqësisë së rrethit dhe përgjegjësi i shërbimit këshillimor të qarkut

– Formularit të pranimit të kërkesës duhet t’i bashkëngjiten: fotokopje e kartës së identitetit, fatura e shitjes dhe kuponi tatimor, dokumenti i tokës bujqësore, vërtetim banke për numrin e llogarisë, dokumentin e regjistrimit në QKR

 

3. Kriteret për farëra dhe fidanë

a) Përfitojnë kompensim të TVSH-së:

– Fermerët individualë

– Subjektet me status fizik dhe juridik

– Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB)

– Subjektet me status juridik dhe fizik, si dhe SHBB-të përfitojnë vetëm në rastet kur merren me prodhim produktesh bujqësore dhe nuk përfitojnë ato që merren me tregtim imputesh bujqësore.

b) Kriteret e përfitimit të kompensimit

– Blerja e farës/fidanit të jenë e vërtetuar me faturë shitjeje e shoqëruar me kupon tatimor;

– Fermerët individualë kompensohen për sipërfaqet e tokës deri në 10 ha për të gjitha llojet e kulturave bujqësore

– Subjektet me status juridik, si dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor kompensohen për sipërfaqet e tokës deri në 50 ha për të gjitha llojet e kulturave bujqësore

– Normativat maksimale të farave të përdorura të vlefshme për kompensim do të jetë: grurë 3 kv/ ha, dhe çmimi maksimal i blerjes 85 lekë/kg; misër 30 kg/ha dhe çmimi maksimal i blerjes 500 lekë/kg; patate 20 kv/ha dhe çmimi maksimal i blerjes 160 lekë/kg; foragjere 30 kg/ha dhe çmimi maksimal i blerjes 650 lekë/kg; bulbore maksimumi 5 kv/ha dhe çmimi maksimal i blerjes 150 lekë/kg; bishtajore 1,5 kv/ha dhe çmimi maksimal i blerjes 300 lekë/kg

– Normativat maksimale të fidanëve të përdorur të vlefshme për kompensim do të jenë: fidanë frutorë 800 fidanë/ha (mbjelljet intensive) dhe çmimi maksimal i blerjes 250 lekë/rrënjë, në ullishte dhe agrume maksimumi 500 fidanë/ha dhe çmimi maksimal i blerjes 700 lekë/rrënjë vresht 5000 fidanë/ha dhe çmimi maksimal i blerjes 250 lekë/rrënjë, fidanë perimesh për të gjitha llojet 80 mijë fidanë/ha dhe çmimi maksimal i blerjes 30 lekë/rrënjë, për fidanët e shartuar të perimeve çmimi maksimal 55 lekë/rrënjë, bimë aromatike mjekësore 60 mijë fidanë/ha dhe çmimi maksimal i blerjes 6 lekë/rrënjë

– Përfituesi duhet të paraqesë dokument për tokën bujqësore, e cila mund të jenë në pronësi, në përdorim ose me qira

– Pranohet për dokument pronësie: certifikata e pronësisë ose vërtetim pronësie nga ZRPP / akti i pronësisë së tokës sipas ligjit 7501 / vërtetim pronësie nga komuna ose bashkia (sipas formatit bashkëngjitur)

– Subjektet me status fizik dhe juridik, si dhe SHBB-të, duhet të paraqesin edhe dokumentin e regjistrimit në QKR.

c) Procesi i aplikimit për kompensim

– Aplikimi fillon më 1 janar dhe përfundon më 30 tetor 2013

– Aplikimi bëhet pranë zyrave të bujqësisë në rreth

– Zyra e bujqësisë në rreth pas marrjes së kërkesave, plotëson formularin e pranimit të kërkesës

– të gjitha kërkesat për rrethin, regjistrohen në regjistrin e aplikimeve për rrethin dhe firmosen nga përgjegjësi i bujqësisë së rrethit dhe përgjegjësi i shërbimit këshillimor të qarkut

– Formularit të pranimit të kërkesës duhet t’i bashkëngjiten: fotokopje e kartës së identitetit, fatura e shitjes dhe kuponi tatimor, dokumenti i tokës bujqësore, vërtetim banke për numrin e llogarisë, dokumentin e regjistrimit në QKR (subjektet me status fizik dhe juridik, si dhe SHBB-të.

 

4. Mëshqerra racë e pastër dhe të imta racë e pastër

a) Përfitojnë kompensim të TVSH-së:

– Fermerët individualë;

– Subjektet me status fizik dhe juridik

– Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB)

– Subjektet me status juridik dhe fizik, si dhe SHBB përfitojnë vetëm në rastet kur merren me prodhim produktesh bujqësore dhe nuk përfitojnë ato që merren me tregtim imputesh bujqësore.

b) Kriteret e përfitimit të kompensimit

– Blerja e kafshëve të jenë e vërtetuar me faturë shitjeje, e shoqëruar me kupon tatimor;

– Kompensimi bëhet për racat e gjedhit: “Holshtein”, “Xhers”, Brune Alpine”

– Kompensimi bëhet deri në 5 krerë gjedhë për fermerin individual dhe deri në 50 krerë gjedh për subjektet juridike apo shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor

– Çmimi maksimal i blerjes për gjedhin është 350 mijë lekë/krerë

– Kompensimi bëhet për delet e racave “Awasi” II de France”, “Chios”, “Ashaf”

– Kompensimi bëhet për dhitë e racave: “Alpin”, “Sana”, “Murge”

– Kompensimi për të imtat bëhet deri në 100 krerë për fermerin individual dhe deri në 200 krerë për subjektet juridike dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor

– Çmimi maksimal i blerjes për të imtat është 70 mijë lekë/krerë

– Kafshët të jenë të matrikulluara

– Certifikatën veterinare të kafshëve

– Dokumentin zooteknik (racor) të lëshuar nga DRB-ja

– Subjektet me status fizik dhe juridik, si dhe SHBB-të duhet të paraqesin edhe dokumentin e regjistrimit në QKR.

c) Procesi i aplikimit për kompensim

– Aplikimi fillon më 1 janar dhe përfundon më 30 tetor 2013

– Aplikimi bëhet pranë zyrave të bujqësisë në rreth

– Zyra e bujqësisë në rreth, pas marrjes së kërkesave, plotëson formularin e pranimit të kërkesës

– të gjitha kërkesat për rrethin regjistrohen në regjistrin e aplikimeve për rrethin dhe firmosen nga përgjegjësi i bujqësisë së rrethit dhe përgjegjësi i shërbimit këshillimor të qarkut

– Formularit të pranimit të kërkesës duhet t’i bashkëngjiten: fotokopje e kartës së identitetit, fatura e shitjes dhe kuponin tatimor, dokumentin për matrikullimin, certifikatën veterinare, dokumentin zooteknik (racor), vërtetim banke për numrin e llogarisë, dokumentin e regjistrimit në QKR

 

5. Material biologjik për ndërzim

a) Përfitojnë kompensim të TVSH-së:

– Fermerët individualë

– Subjektet me status fizik dhe juridik

– Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB)

– Subjektet me status juridik dhe fizik, si dhe SHBB përfitojnë vetëm në rastet kur merren me prodhim produktesh bujqësore dhe nuk përfitojnë ato që merren me tregtim imputesh bujqësore.

b) Kriteret e përfitimit të kompensimit

– Blerja e materialit të jenë e vërtetuar me faturë shitjeje e shoqëruar me kupon tatimor

– Çmimi maksimal për një dozë, 300 lekë

– Kafshët e insiminuara të jenë të matrikulluara

– Certifikatën veterinare të kafshëve

– Subjektet me status fizik dhe juridik, si dhe SHBB-të duhet të paraqesin edhe dokumentin e regjistrimit në QKR.

c) Procesi i aplikimit për kompensim

– Aplikimi fillon më 1 janar dhe përfundon më 30 tetor 2013

– Aplikimi bëhet pranë zyrave të bujqësisë në rreth

– Zyra e bujqësisë në rreth, pas marrjes së kërkesave, plotëson formularin e pranimit të kërkesës

– të gjitha kërkesat për rrethin regjistrohen në regjistrin e aplikimeve për rrethin dhe firmosen nga përgjegjësi i bujqësisë së rrethit dhe përgjegjësi i shërbimit këshillimor të qarkut

– Formularit të pranimit të kërkesës duhet t’i bashkëngjiten: fotokopje e kartës së identitetit, fatura e blerjes, dokumentin për matrikullimin, certifikatën veterinare, vërtetim banke për numrin e llogarisë, dokumentin e regjistrimit në QKR

6. Ushqime për kafshë

a) Përfitojnë kompensim të TVSH-së:

– Fermerët individualë

– Subjektet me status fizik dhe juridik

– Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB)

– Subjektet me status juridik dhe fizik, si dhe SHBB përfitojnë vetëm në rastet kur merren me prodhim produktesh bujqësore dhe nuk përfitojnë ato që merren me tregtim imputesh bujqësore.

b) Kriteret e përfitimit të kompensimit

– Blerja e ushqimeve të jenë e vërtetuar me faturë shitjeje të shoqëruar me kupon tatimor

– Në gjedhë sasia maksimale e ushqimit vjetor për kompensim do të jenë 1200 kg/krerë

– Çmimi maksimal i ushqimit për gjedhë do të jenë 60 lekë/kg

– Në të imta sasia maksimale e ushqimit vjetor për kompensim do të jenë 300 kg/krerë

– Çmimi maksimal i ushqimit për të imta do të jenë 55 lekë/kg

– Në derra sasia maksimale e ushqimit vjetor për kompensim do të jenë 1000 kg/krerë

– Çmimi maksimal i ushqimit për derrat do të jenë 65 lekë/kg

– Në shpend sasia maksimale e ushqimit vjetor do të jenë 30 kg/krerë

– Çmimi maksimal i ushqimit për shpendë do të jenë 65 kg/krerë

– Kafshët të jenë të matrikulluara

– Certifikatën veterinare të kafshëve

– Subjektet me status fizik dhe juridik, si dhe SHBB-të, duhet të paraqesin edhe dokumentin e regjistrimit në QKR

c) Procesi i aplikimit për kompensim

– Aplikimi fillon më 1 janar dhe përfundon më 30 tetor 2013

– Aplikimi bëhet pranë zyrave të bujqësisë në rreth

– Zyra e bujqësisë në rreth, pas marrjes së kërkesave, plotëson formularin e pranimit të kërkesës

– Të gjitha kërkesat për rrethin, regjistrohen në regjistrin e aplikimeve për rrethin dhe firmosen nga përgjegjësi i bujqësisë së rrethit dhe përgjegjësi i shërbimit këshillimor të qarkut

– Formularit të pranimit të kërkesës duhet t’i bashkëngjiten: fotokopje e kartës së identitetit, fatura e shitjes dhe kuponi tatimor, dokumentin për matrikullimin, certifikatën veterinare, vërtetim banke për numrin e llogarisë, dokumentin e regjistrimit në QKR (subjektet me status fizik dhe juridik, si dhe SHBB-të).

 

7. Materiale për bletarinë

a) Përfitojnë kompensim të TVSH-së:

– Fermerët individualë

– Subjektet me status fizik dhe juridik

– Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB)

– Subjektet me status juridik dhe fizik, si dhe SHBB përfitojnë vetëm në rastet kur merren me prodhim produktesh bujqësore dhe nuk përfitojnë ato që merren me tregtim imputesh bujqësore.

b) Kriteret e përfitimit të kompensimit

– Blerja e materialit të jenë e vërtetuar me faturë shitjeje, të shoqëruar me kupon tatimor

– Kompensimi bëhet për blerjen e koshereve dhe të fletëve të dyllit

– Për kosheret kompensimi për fermerin individual bëhet deri në 100 copë koshere, ndërsa për subjektet juridike dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor deri në 300 koshere

– Çmimi maksimal i blerjes për kosheret është 15 mijë lekë/copë, ndërsa për fletët e dyllit 100 lekë/copë

– Certifikatë veterinare të bletëve

– Vërtetim nga DRB-ja mbi numrin e koshereve që disponon

– Subjektet me status fizik dhe juridik, si dhe SHBB-të duhet të paraqesin edhe dokumentin e regjistrimit në QKR

c) Procesi i aplikimit për kompensim;

– Aplikimi fillon më 1 janar dhe përfundon më 30 tetor 2013

– Aplikimi bëhet pranë zyrave të bujqësisë në rreth

– Zyra e bujqësisë në rreth, pas marrjes së kërkesave, plotëson formularin e pranimit të kërkesës

– Të gjitha kërkesat për rrethin regjistrohen në regjistrin e aplikimeve për rrethin dhe firmosen nga përgjegjësi i bujqësisë së rrethit dhe përgjegjësi i shërbimit këshillimor të qarkut

– Formularit të pranimit të kërkesës duhet t’i bashkëngjiten: fotokopje e kartës së identitetit, fatura e shitjes dhe kuponi tatimor, certifikata veterinare, vërtetim nga DRB-ja për numrin e koshereve të bletëve, vërtetim banke për numrin e llogarisë, dokumentin e regjistrimit në QKR

 

8. Plastmasë për sera

a) Përfitojnë kompensim të TVSH-së:

– Fermerët individualë

– Subjektet me status fizik dhe juridik

– Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB)

– Subjektet me status juridik dhe fizik, si dhe SHBB përfitojnë vetëm në rastet kur merren me prodhim produktesh bujqësore dhe nuk përfitojnë ato që merren me tregtim imputesh bujqësore.

b) Kriteret e përfitimit të kompensimit

– Blerja e plastmasës të jenë e vërtetuar me faturë shitjeje të shoqëruar me kupon tatimor;

– Fermerët individualë kompensohen për sipërfaqet e serave deri në 3 ha për të gjitha llojet e kulturave bujqësore

– Subjektet me status juridik, si dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor kompensohen për sipërfaqet e serave deri në 20 ha për të gjitha llojet e kulturave bujqësore

– Sasia maksimale e plastmasës të përdorur do të jenë 3000 kg/ha (ose 12000 m2)

– Çmimi maksimal i blerjes do të jenë 500 lekë/kg

– Përfituesi duhet të paraqesë dokument për tokën bujqësore, e cila mund të jenë në pronësi, në përdorim ose me qira

– Pranohet për dokument pronësie: certifikata e pronësisë ose vërtetim pronësie nga ZRPP/ akti i pronësisë së tokës sipas ligjit 7501/vërtetim pronësie nga komuna ose bashkia (sipas formatit bashkëngjitur)

– Subjektet me status fizik dhe juridik, si dhe SHBB-të duhet të paraqesin edhe dokumentin e regjistrimit në QKR.

c) Procesi i aplikimit për kompensim

– Aplikimi fillon më 1 janar dhe përfundon më 30 tetor 2013

– Aplikimi bëhet pranë zyrave të bujqësisë në rreth

– Zyra e bujqësisë në rreth pas marrjes së kërkesave, plotëson formularin e pranimit të kërkesës

– të gjitha kërkesat për rrethin, regjistrohen në regjistrin e aplikimeve për rrethin dhe firmosen nga përgjegjësi i bujqësisë së rrethit dhe përgjegjësi i shërbimit këshillimor të qarkut

– Formularit të pranimit të kërkesës duhet t’i bashkëngjiten: fotokopje e kartës së identitetit, fatura e shitjes dhe kuponi tatimor, dokumenti i tokës bujqësore, vërtetim nga DRB-ja për sipërfaqen e serës, vërtetim banke për numrin e llogarisë, dokumentin e regjistrimit në QKR.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency