Pronat e Balilit, Apeli i Krimeve të Rënda lë në fuqi sekuestron

0
154

Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi sekuestron e pronave të familjes së Klement Balilit në Sarandë. Mes pronave të sekuestruara është edhe resorti luksoz “Santa
Quaranta”, disa apartamente, troje dhe dyqane në pronësi të të afërmve të Balilit.

Sekuestro e pronave, u vendos nga Prokuroria pas akuzave ndaj Klement Balilit, ish-kreut të transporteve në Sarandë, si i dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Gykata e Krimeve të Rënda vendosi në nëntor 2017 sekuestron preventive për mostjetërsimin e “Santa Quarantas”.

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare
dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt
Europës.

Vetë ai e mohoi këtë akuzë në të vetmen dalje publike pak ditë pas urdhër arrestit grek
dhe nga ajo ditë është zhdukur duke ju fshehur policisë. Donald Lu e cilësoi Balilin
ironikisht “magjistar”, pasi ka mundur t’i shmanget arrestimit për gjithë këtë periudhë
kohë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here