Igli Tare rinovon kontratën me Lacion

0
127

igli tare

 

Igli Tare do të vazhdojë të jetë Drejtor Teknik i skuadrës së Lacios në Serinë A edhe për tre vitet e ardhshme. Sipas Corriere Della Sera”, Presidenti i Lacios, Claudio Lotito, i ka dhënë besimin e duhur Igli Tares. Me rinovimin e tij, Lacio dhe Tare do të përqëndrohen tek forcimi iskuadrës, pasi paraqitjet e derianishme nuk janë ato që lacialët presin. Strategjia mbetet e njëjtë, afrimi i lojtarëve cilësorë me “loë cost” për shkak të buxhetit financiar që ka Lazio, e përgjithësisht ata ia kanë dalë të godasin në merkato, teksa kujtojmë se Tare është vlerësuar për merkaton e bërë si menaxheri më i mirë për klubet e Seria A në korrik të vitit 2015. Një tjetër çështje që duhet të zgjidhë Lacio, është ajo e trajnerit, pasi skuadra me Piolin po kalon një moment të errët, ku në 4 sfidat e fundit ka regjistruar vetëm një pikë. Kjo javë do të jetë një test për trajnerin e lacialëve, e në rast dështimi në Ligën e Europës dhe kampionat, atëherë Tare duhet të mendojë për një tjetër trajner, e ndër emrat më të lakuar nga media italiane janë ato të Maxarrit, Lipit apo Del Nerit që nuk janë në aktivitet me asnjë skuadër

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency