Lefter Maliqi padit në SPAK kryebashkiakun e Kuçovës: Ka financuar një biznesmen në zonë për të blerë votat, është më keq se Gjici

0
84

Kandidati humbës i i koalicionit “Bashkë Fitojmë për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi, vijon të pretendojë se i janë blerë votat.

Paraditen e kësaj të premte, Maliqi dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.

“E patë vendimit politk të KAS dhe kolegjit zgjedhor. Jam këtu për dy kallëzime sepse nga të gjitha hetimet më bënte habi se kush e mbron këtë që ëhstë me keq se Gjici. Një njeri që s’di të lidhë dy fjalë”- tha Maliqi.
Kujtojmë se pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë, Maliqi përpos se nuk u bind, hodhi edhe akuza. Kandidati i dyshes Berisha-Meta e cilësoi si politik duke shtuar se sot fitoi korrupsioni e krimi. Po ashtu, në një dalje për mediat aludoi se raportet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 14 majit do të dalin ‘të zeza’.

Rinumërimi në Kolegjin Zgjedhor i 18 kutive në Bashkinë e Kuçovës, u bë pas kërkesës së bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Lefter Maliqi. Pala paditëse pretendonte se kutitë e votimit nuk kanë patur proces verbal dorëzimi, ndërsa kanë qenë jashtë fokusit të kamerës për të paktën dy orë.  Në garë për Bashkinë e Kuçovës ishte Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste, i cili fitoi me mbi 600 vota diferencë ndaj Lefter Maliqit të Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, teksa i treti u rendit Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here