Momente drithëruese, ja si u shpëtuan nga mbytja 3 të miturit në Divjakë, ulërima e të qara…

0
104

Ulërima, të qara, momente dëshpërimi e drithëruese dëgjohen në video, teksa thirren emrat e djemve që janë nxjerrë në breg.

Diten e djeshme, me 25 korrik 2020 ne Plazhin e Divjakës, Vrojtuesit e Plazhit në bashkëpunim me shërbimin e patrullës së përgjithshme në plazh, kanë arritur të shpëtojnë 3 të mitur nga mbytja, M.A. 14 vjec?, E.A. 12 vjeç dhe F.U. 17 vjeç.

Te tre te miturit e rrezikuar kishin kaluar bovat kufizuese, kur janë konstatuar nga Vrojtuesi Markelian Stefi, i cili ka njoftuar edhe patrullën e plazhit të Divjakës.
Markeliani, se bashku me Maksut Mullai, të cilëve u erdhën në ndihmë edhe Vrojtuesit Rudi Avrami, Arben Gjoni dhe Ardit Musai, u janë afruar për t’i transportuar në breg dhe për tu dhënë ndihmën e parë mjekësore duke u shpëtuar jetën për fat të mirë.

Nga shërbimet policore është njoftuar autoambulanca e Divjakës dhe 3 të mitiurit janë dërguar për në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjeksore të specializuar.
Mësohet se tre të rrezikuarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe shëndoshë e mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here