“Shteti të rimbursojë 100 % çmimin e testeve në laboratorët privatë”/ Dasho: E parashikon ligji…

0
75

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, ndërsa vlerëson si pozitiv lejimin e labratorëve privatë për testet e Covid-19, shprehet se shteti duhet të rimbursojë 100 % çmimin e testit.

Sipas Dashos, kjo është në përputhje me ligjin për sëmundjet infektive.

“Ofruesit e shërbimit të testimit (qoftë të testit të tamponit, qoftë të testit serologjik) duhet të bëjnë publik informacionin teknik dhe financiar lidhur me testet e përdorur. Minimalisht duhet të deklarojnë çmimin, prodhuesin, vendin e prodhimit, vende të tjera europiane ku përdoret ky test dhe parametrat bazë (sensitivitetin dhe specificitetin)”, shkruan Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

TRANSPARENCË

Përfshirja e sektorit privat në ofrimin e shërbimit të testimit për COVID është një lëvizje në drejtimin e duhur, sepse në shtatë muaj pandemi sektori shtetëror u tregua i paaftë t’a ofronte këtë shërbim në përputhje me kërkesën dhe nevojat.

Në kushtet kur spitale private, klinika dhe laboratorë do të nisin të ofrojnë këtë shërbim, lind nevoja për disa masa rregullatore urgjente:

1. Në mënyrë ideale, shërbimi që ofrohet nga sektori privat duhet paguar nga pare publike, pra shteti të rimbursojë 100% çmimin e testit. Kjo është në përputhje edhe me ligjin e sëmundjeve infektive.

2. Ofruesit e shërbimit të testimit (qoftë të testit të tamponit, qoftë të testit serologjik) duhet të bëjnë publik informacionin teknik dhe financiar lidhur me testet e përdorur. Minimalisht duhet të deklarojnë çmimin, prodhuesin, vendin e prodhimit, vende të tjera europiane ku përdoret ky test dhe parametrat bazë (sensitivitetin dhe specificitetin).

3. Si në rastin kur është shteti që paguan, ashtu edhe në rastin kur qytetarët paguajnë privatisht, çmimi i ofrimit të testit duhet të rregullohet. Një nga mënyrat është çmimi tavan, por kjo ka anën negative se mund të nxitë ofruesit të blejnë teste me cilësi të ulët. Mënyra më e drejtë do të ishte vendosja e një marzhi fiks bazuar mbi çmimin e blerjes.

SOT VLERËSOHET SE KA NJË NEVOJË TESTIMI TË PAPËRMBUSHUR PREJ DISA QINDRA TESTE NË DITË. KJO PËRKTHEHET NË NJË BIZNES TË GARANTUAR QË LUHATET NGA 1 DERI 2 MILIONË DOLLARË NË MUAJ!

VOLUME TË TILLA TËRHEQIN JO VETËM OFRUESIT E NDERSHËM TË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE PRIVATE, POR EDHE SPEKULANTËT E MUNDSHËM QË NUK MUNGOJNË NË KËTO RASTE!

ËSHTË PËRGJEGJËSIA E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË TË RREGULLOJË URGJENTISHT KËTË SEKTOR JETIK NË FUNKSION TË MBROJTJES SË JETËS DHE SHËNDETIT TË QYTETARËVE DHE MOSLEJIMIT QË ATA TË BËHEN PRE E SHËRBIMEVE ME CILËSI TË ULËT DHE ÇMIME TË KRIPURA!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here