Pse Edi Rama shkoi sot në Vlorë dhe zgjodhi Zvërnecin…??

0
104

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës.

Ai zgjodhi pikërisht Zvërnecin për të zhvilluar takimin. Kujtojmë se kryeministri Rama pati një përplasje me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli pasi bizneset e zonës së Zvërnecit u ankuan për kryebashkiakun.

Ndërkohë thelbi i përplasjes së tyre ishte gjendja katastrofike e PS në këtë qark.

Mediat raportuan se një sondazh thotë se PS ka zbritur në 30 përqind në këtë zonë.

Burimet thonë se Rama ka kritikuar drejtuesit e PS në qark.

Ndërkohë, analisti Afrim Krasniqi në një intervistë për Adi Krastën në SYRI TV të martën, tha se Rama po diskriminon zonat e djathta, duke e fokusuar fushatën aty ku mendon se është ‘hambari’ i votave.

“Tirana, Durrësi dhe Korça bëjnë ndonjë diferencë politike. Kjo e kufizon demokracinë. Për shembull Qarku i Fierit sjell shumë deputetë, që mbysin qytetet e vogla që janë bastione të opozitës. Po të shohësh që projektet e qeverisë, fushata po përqendrohet në Fier dhe Vlorë, aty ku është hambari i votave të qeverisë,” tha Krasniqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here