Dalin detaje/ U konfirmua me koronavirus, e moshuara vdiq rrugës për në Infektiv….

0
103

Nje grua e moshuar ka vdekur në ambulance, teksa po e transportonin me urgjence drejt Infektivit.

Policia ben me dije se gruaja 88-vjecare, nga Pogradeci, ishte konfirmuar pak dite me pare me koronavirus.

“Mësohet se 88-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë në ambulance gjatë transportimit drejt “Spitalit Infektiv” pasi gjendja e saj ishte rënduar”- njofton policia.

NJOFTIMI

Një e moshuar nga qyteti i Pogradecit ka ndërruar jetë teksa po transportohej me autoambulancë për në spital, ndërkohë që pak ditë më parë ishte konfirmuar pozitive me COVID-19.

Mësohet se 88-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë në ambulance gjatë transportimit drejt “Spitalit Infektiv” pasi gjendja e saj ishte rënduar.

Trupi i 88-vjeçares është dërguar në Morgun e qytetit të Elbasanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here