Diplomati: Ndryshimet kushtetuese barazojnë Shqipërinë me Rusinë e Putinit

0
142

Diplomati Arben Çejku  thotë se ndryshimet kushtetuese të ideuara nga Edi Rama barazojnë Shqipërinë me Rusinë e Vladimir Putin.

“Unë jam i bindur që kryeministri nuk e ka prioritet hapjen e negociatave sepse po ta kishte do të kishte bërë hapa të tjerë dhe jo këto që ka bërë. Adresimi i deklaratës së Bundestagut nuk do të gjej shumë shqetësimin e tij por avancimi i mëtejshëm për provkimin e stabilitetit politik do të ishteboomerang, së pari për të vet dhe do ta ekspozonte realisht si një politikan që për hir të një mandati të tretë rrezikon të gjitha pushtetet. Ndryshimet kushtetuese e vënë Shqipërinë në një model të Rusisë dhe Putinist”,- tha Çejku në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në TVSH.

Çejku thotë se ndryshimet kushtetuese do të dëmtojnë themelet e shtetit. “Neve na është bërë traditë që më shumë ti lexojmë shqetësimet tona tek fjalët e ndërkombëtarëve dhe fatkeqësisht nëse ato mungojnë atëherë duket sikur s’ka argumente. Realisht ka një përputhje midisi qëndrimit nervoz të Gjermanisë por edhe qëndrimit të opozitës në përgjithësi në Shqipëri.  Kjo tendencë është prekja e shtyllës së fundit të ruajtjes së stabilitetit politik në Shqipëri. Shqipëria ka aktualisht një stabilitet shumë të brishtë dhe çdo përpjekje për ta dëmtuar, cenuar atë nëpërmjet mekanizmave ligjor dhe kushtetues siç është vepruar tashmë deri më sot, do të rrezikonte dhe do ta ekspozonte Shqipërinë për herë të parë në një model bjellorus ku për hir të pushtetit dëmtohen themelet e shtetit”,-  deklaroi Arben Çejku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here