Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me qytetarët e strehuar në Prizren në Kampin e Inovacionit.
Presidenti ka parë nga afër kushtet në të cilat jetojnë qytetarët shqiptarët të prekur nga tërmeti që janë strehuar në Prizren prej disa ditësh dhe bashkëbisedoi me ta për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.
Meta falënderoi Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj z.Haskuka për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore si dhe vullnetarët që po shërbejnë në Kampin e Inovacionit në Prizren.