Analizat e ujërave të zeza, alarm në Selanik: Vërehet tendencë në rritje e pranisë së variantit “Delta”

0
115

Analizimi i mbetjeve komunale të Selanikut ka treguar një tendencë në rritje të varianit Delta, ose mutacionit indian. Lajmin e ka bërë sot të ditur Ekipi i Epidemiologjisë për Ujërat e Zeza AUTh dhe Instituti i Shkencave të Aplikuara në vendin fqinj.

Sipas të dhënave të publikuara, nga fillimi i qershorit, varianti Delta filloi të zbulohej në një nivel shumë të ulët, por në analizat e mostrave të marra nga 18 deri më 24 qershor është vërejtur një dinamikë rritjeje, raportojne mediat ne vend.

Prej disa ditësh tashmë, autoritetet në vend kanë ngritur alarmin për prezencën e variantit indian, ndërsa u kanë bërë thirrje më të rrezikuarve që të vaksinohen.

Zbulimi u bë i mundur përmes një metodologjie të kondensimit dhe pastrimit të materialit gjenetik të SARS-CoV-2 nga një sasi e madhe e ujërave të ndotura, si dhe vlerësimit të sasisë dhe pastërtisë së tij për analiza të mëtejshme molekulare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here