Meta merr pjesë në punimet e Forumit të Parisit për Paqen…

0
127

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, që organizohet nën kujdesin e Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ky Forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë.

Forumi i Parisit për Paqen është një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota. Presidenti Meta pati mundësi për të biseduar me homologë, mbi sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij europiane.

Kreu i Shtetit i dhuroi Forumit, portretin e Shenjtores Nënë Tereza, simbol i përkushtimit, devotshmërisë dhe sakrificës për një botë të drejtë, në paqe dhe në shërbim të njerëzve në nevojë.

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here