Berisha: Nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të na ndalë

0
222

Teksa fliste para mbështetësve të tij në qytetin e Durrësit, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se veprimet e kryeministrit Edi Rama reflektojnë frikë dhe pasiguri. Sipas kryedemokratit, Rama e ka kuptuar se do të humbasë dhe ndaj po përpiqet me të gjitha metodat të mbajë karrigen e tij.

E megjithatë, ish-kryeministri është shfaqur i sigurt për pozitat e tij dhe të opozitës duke u shprehur:

Edi Rama e ka kuptuar që ne do e fitojmë këtë betejë dhe sapo u ngritëm në këmbë si një opozitë e vërtetë, e pamposhtur, si një opozitë që nuk mund ta shiste dhe blinte, vendosi sanksione duke besuar se do na tërheqë.
Nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të na ndalë ne, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve.
Ne do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët.
Përpiqet të bëjë çdo lloj pazari, vetëm e vetëm të sigurojë karrigen e tij.
Vërsulet si një tradhtar i egër kundër Kosovës.
U bëj thirrje se ju të gjithë e ndiqni politikën, për një moment mendojeni. Kosova kufizohet nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Shqipëria. Më thoni mua, a ka një kryeministër tjetër përveç Vuçiçit dhe Edi Ramës që sillet në këtë mënyrë ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij? Asnjë! Asnjë!
E sulmon njëlloj si Beogradi.
Ai i thotë terrorist, ky i thotë marksist-leninist. Ai i thotë se serbët po vuajnë, ky thotë se atje është toka e askujt. Ju them ju një gjë, Albin Kurti vendosi ligjin në të gjithë territorin e Kosovës.
Dhe sot ky horr, që thotë se atje është toka e askujt, sot atje çdo natë, serbët dhe shqiptarët shëtisin të qetë çdo natë në Mitrovicën e veriut. Ulen në kafene, së bashku ose veças, dalin në punë. Mitrovica e veriut dhe i gjithë veriu i Kosovës, pas 15-17 vitesh, ka fituar normalitetin.
Kjo e tërbon Vuçicin, kjo e tërbon Pashiqin e Tiranës. A mbahet ky? Ky nuk mbahet me asnjë çmim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here