Flamuri amerikan në godinat që po shemben te“Astir”

0
195

Flamuri i SHBA u vendos sot në tarracën e një prej godinave që mbahet në këmbë edhe për pak orë, pasi fadromat e IKMT ta shembin godinën e radhës në zonën e Astirit.

Një qytetar i zonës së Unazës së Re, sic duket nga fotot e shkrepura nga LSA, i vuri flamujt në tarracë në shenjë thirrje për ndihmë dhe vëmendje edhe nga të huajt, për të hedhur sytë nga situata që u krijua këtë të martë në mëngjes në zonën e Astirit.

15 persona mbetën të plagosur nga përplasja me policinë, mes tyre 5 efektivë dhe 10 banorë.

Gjesti ngjan dhe si një festë për reagim nga Ambasada e SHBA lidhur me incidentet dhe dhunën e policisë ndaj banorëve. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here