Alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë

0
133

shtepia e bardheRrugët afër Shtëpisë së Bardhë përkohësisht janë mbyllur për trafik për shkak të një pakoje të dyshimtë, njofton shërbimi i fshehtë i SHBA-ve.

Zëdhënësja e këtij shërbimi, Nicole Manor, ka thënë se pakoja është kontrolluar dhe nuk ka detaje për ndonjë problem, transmeton Reuters.

“Washington Post” më herët ka bërë të ditur se policia po e heton pakon e cila është gjetur në lindje të Shtëpisë së Bardhë.

Policia e Washingtonit në Twiter ka lajmëruar se rrugët janë të mbyllura në lindje të Shtëpisë së Bardhë por nuk ka zbuluar detaje tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency