Reali dhe Juve kalojnë në gjysëmfinalen e CHL

0
138

reali golReal Madridi ka mposhtur Atletico Madridin 1 me 0 në ndeshjen e dytë çerekfinale për të prerë biletën për gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

“Mbretërit” kualifikimin e siguruan në fund të ndeshjes. Meksikani Javier Hernandez ishte heroi i tyre duke realizuar golin e vetëm në dy ndeshjet. Chicharito shënoi dy minuta para fundit nga afërsia pas asistit nga Cristiano Ronaldo.

Juve me barazim shkon në gjysmëfinale

Juventusi ka barazuar 0 me 0 me Monacon në ndeshjen e dytë të çerekfinales, por avantazhi prej një goli të shënuar në Itali ia ka mundësuar kampionit italian që të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Monaco gjatë tërë ndeshjes dominoi takimin dhe vazhdimisht kërkonte golin për të siguruar vazhdimet, por Juventusi me një mbrojtje të fortë nuk lejoi pësimin e golit ndërsa me kundërsulme tentonte të rrezikonte portën e Monacos që në fund u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Në takimin e parë ishte Arturo Vidal që nga penaltia shënoi golin e vetëm që doli të jetë kualifikues për “Zonjën e Vjetër”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency