“Qytetarët të vendosur në mbrojtje të TK”/ Kërpaçi: Ti themi jo betonit të korrupsionit dhe pastrimit të parave

0
73

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka komentuar situatën tek teatri Kombëtar, ku thotë se është koha që ti themi jo betonit të korrupsionit dhe të çlirojmë vendin nga projektet korruptive dhe të pastrimit të parave.

Postimi i plotë

Qytetarët të vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar! Modeli i kësaj qeverie është i qartë; të plaçkisim dhe të shembim çdo gjë, pa kursyer identitetin tonë kombëtar!

Shqiptarët sot janë pa punë dhe pa mundësi për të përballuar vështirësitë ekonomike, ndërkohë që Rama dhe falangat e tij vazhdojnë propagandën dhe vjedhjen masive!

Ti themi jo betonit të korrupsionit dhe të çlirojmë vendin nga projektet korruptive dhe të pastrimit te parave.

Foto e kapur në betejën e datës 24 korrik 2019, kur rezistenca qytetare u përball me policinë për të mos lejuar uzurpimin e teatrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here