E FUNDIT/ Protesta! Presion te Unaza e Re, policia nis arrestimet e gazetarëve dhe operatorëve

0
119

Pas protestës mbremjen e sotme në zonën e Astirit, policia ka arrestuar disa banorë pjesmarrës në protestë, por nuk ka kursyer edhe operatorin e një televizioni privat.

Në foton e siguruar nga Faxweb.al, shihet momenti i arrestimit të operatorit Ledio Guni, për arsye se po filmonte veprimet e policisë me ndalimin e banorëve të Unzës duke ecur në trotuar pas protestës.

Për 60 minuta banorët e Astirit kanë bllokuar qarkullimin. Sipas burimeve, mësohet se shoqërimet janë bërë pas protestave, dhe pas largimit të kamerave.

Ditën e sotme janë thirrur për tu marrë në pyetje në polici, në komisariatin nr.6, disa nga banorët.

Artan Manushaqe, Kujtim dhe Enkeljana Ylli, Shkëlqim Nuraj, Gëzim dhe Shkëlzen Sadikaj, Lutfi Kastrati, Rruzhdi Daci janë thirrur për tu marrë në pyetje në polici.

Në mes të banorëve kanë qënë edhe deputeti Klevis Balliu dhe ambjentalisti Sazan Guri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here