Maliqi nuk i ndahet Ramës: Vuan nga një delir i madh. I duket vetja pasha apo sulltan…

0
122

“Rama vuan nga një delir i madh. I duket vetja pasha apo sulltan…”, kështu është shprehur ndër të tjera gjatë një bisede në studion e “Top Talk” deputeti Lefter Maliqi.

Sipas Maliqit, kjo kultura e  njishit është ajo çka po dëmton shqiptarët pasi janë qytetarët ata të cilët po i vuajnë fatkeqësit e këtij sistemi.

“Rama vuan nga një delir i madh. I duket vetja pasha apo sulltan dhe do të tregoj që këtu jam unë dhe zgjedhjet i fitova unë, Presidentin e shkarkova unë dhe reformën zgjedhore e solla unë. Kjo është një fatkeqësi që po e vuajnë shqiptarët.

Qytetet dhe fshatrat do të boshatisen, njerëzit po largohen. Janë qytetarët që po vuajnë fatkeqësit e këtij sistemi. Mua më vjen keq për opozitën që ende nuk është aty ku duhet. Por nëse ky sistem vijon ende unë e them me plotë gojën se në këtë vend nuk është më për të qëndruar.”, është shprehur ndër të tjera Maliqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here