Ja çfarë të bëni me flokët për t’u dukur 10 vite më e re…

0
516

të gjithëve na pëlqen të dukemi më të rinj në moshë se ç’jemi në të vërtetë. Shpesh bëjmë gabime në look-un tonë, duke bërë që të dukemi shumë më të vjetër se mosha që kemi. Ndaj ne ju sjellim disa truke që duhet të bëni me flokët tuaj, në mënyrë që të dukeni të paktën 10 vite më të reja, shkruan.

gjatesia

Prerja e flokëve: Kur flasim për prerje flokësh, mënyra më e mirë për t’u dukur më  e re, është që flokët të mbahen të shkurtra. Por duhet pasur kujdes, pasi nuk duhet të shkojmë në ekstremin e të shkurtrës. Gjatësia perfekte për një grua në moshë të mesme është deri tek mjekra.

ngjyra

Ngjyra e flokëve: Ngjyra e hapur e flokëve krijon gjithmonë një freski në portretin e personit. Por duhet pasur kujdes me tonin e zgjedhur, pasi nuk duhen bërë asnjëherë më shumë se 2-3 tone më të hapura se floku juaj natyral. Gjithashtu ngjyra e flokëve duhet zgjedhur në bazë të ngjyrës së lëkurës dhe të syve.

volumi

Volumi i flokëve: Flokët e shtrira na tregojnë më të mëdha në moshë. Ndaj rekomandohet që t’i bëni flokët me volum. Megjithatë duhet të kemi parasysh të mesmen e artë, pra jo shumë volum pasi do të dukeni qesharake.

baluket

Balluket: Balluket janë një truk shumë i mire, si për të fshehur ballin e madh (për ato që e kanë të tillë), por gjithashtu edhe për të mbuluar rrudhat. Flokët me balluke të krijojnë idenë e një vajze të vogël, duke i ulur portretit tuaj automatikisht 10 vite më pak.

modeli

Modeli i darkave: Nuk ka rëndësi se çfarë moshe keni. Nëse keni një darkë nuk duket të kufizoheni vetëm me modelet standarde të flokëve. Një model gjithmonë i rregullt që shpesh mendohet se u shkon për shtat grave në një fare moshe, bëhen të mërzitshme dhe ju tregojnë më të rritura në moshë. Është mirë që herë pas here në darkat tuaja të eksperimentoni me elemente vajzërore, si këto gërsheta në kokë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here